Shoqata për mbrojtjen e te larguarve nga Administrata ne emër te mijëra Shqiptareve qe kane humbur vendin e punës shpreh indinjatën e sa duke i drejtuar nje leter te hapur Delegacionit te Komisionit Europian ne Shqiperij. -“E Drejta e mijëra nepunesve te Administrates është shkelur neperkembur duke mos njohur as ligj as vendime gjykatash për Rikthim ne pune. Sot numri i te papunëve është rritur ne mënyre marramendëse, te papunët nuk kane asnjë mundësi punësimi përballe një tregu te falimentuar,punësimi nga kjo qeveri me një propagande boshe dhe një punësim Fantazme.” thuhet ne letrën e hapur te shoqatës firmosur nga kryetarja Nertila Qafezezi.
Me tej ne leter vazhdohet duke argumentuar se “U Përdoren presione, shantazhe, dhune ndaj Administratës publike, Njerëzve me te arsimuar me profesionale, lëvizen pothuajse gjithë administratën duke flakur ne rruge mijëra burra gra ndërsa pernjeheresh keta te larguar u zëvendësuan me militante partie duke flakur tej kriterin meritokraci, duke shkelur te drejtat themelore te përcaktuara me ligj.”
Sipas drejtuesve te shoqates te te larguarve nga puna, kjo situate e ka çuar administrimin e vendit ne gjendje kaotike ku cdo shërbim ka brenda arrogance dhe korrupsion dhe se punësimi ne Administrate mund te kryet vetëm nëse ka lidhje nepotike.