Home KRYESORE Thërrimet e pengjeve…

Thërrimet e pengjeve…

Nga Perparim Kabo

Dikur gishtat lash mbi një tel
e ngrohta e tingujve
dilte nga qënia ime
Verbërisht shikoja kopshte të çelura
dëshirash
Instrumenti qante me ngashërimin tim…
Vuajtëm të dy për një kohë që
se matëm
Desha te ndërtoja një simfoni
përdëllimesh
t’a fotografoja
dhe në degët me sythe ta lija
Jam ulur në trungjet e prera
të pasioneve
e mbledh thërrimet e pengjeve
të dikurshme
grimca që janë sot kujtime
Mbase vetë jeta mund të
quhet
pengje që renkojne
ikjen pa kthim
Dikur…
mbetem pengu yt

Share: