Home KRYESORE Ti biesh politikisht nga Kina…

Ti biesh politikisht nga Kina…

Nga Basir Collaku

Kina, si teori derisa te perfitojne vete ata ne praktike… ndryshimi pune vajzash te perdala…

Kinezet do na bejne autostrade 280 kilometer, lajmeron qeveria dhe shtin se kjo do te nise gjysmen e dyte te vitit 2016, ku do te harxhohen 1.7 miliarde euro prej tyre…

Siç bene me rrugen e Arbrit ka dy vjet, siç bene portin e Shengjinit ka dy vjet… tamam nga Kina po i biem… po se paku te benin njeren pastaj perrallisnin per tjetren… e siç populli mejton… me çfare degjoj, lum une… e me çfare shoh… mjere une..

Deri me tani teorikisht, keni tre investime miliona e miliarda nga Kina per, Arberin, Shengjinin, e kete udhen e bregdetit… Kjo me kujton nje rrefenje komike kur njeri u shpjegonte nja tre mikeshave te tij dallimin mes teorikisht dhe praktikisht…

Do kishe shkuar ne shtrat me filanin per 20 mije euro? pyeti njeren… ajo pas pak sekondash duke psheretire i thote… Epo  pse jo su be qameti te pakten kryej do halle te mira me ato para… Keshtu dhe dy shoqet e tjera nuk thane jo per 20 mije euro… E pra,  thote zotnia… teorikisht do kishim 60 mije euro ne tavoline…praktikisht kemi tre sojnike…

Share: