Home KRYESORE Topalli ne gare besnikerie nda Sali Berishes…

Topalli ne gare besnikerie nda Sali Berishes…

Duket se ish-Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli e ka kuptuar shume mire politik-berjen e Sali Berishes derisa shprehet formalisht pro idesë për rikthimin e ish-Kryetarit Sali Berisha në krye të PD-së.

Në një intervistë me gazetarin Turjan Hyska në emisionin ”˜Oktapod’, deputetja demokrate nuk iu përgjigj pyetjes nëse Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është një lider, por ajo tha se modeli i Berishës po faktohet se është i nevojshëm dhe premtues për të ardhmen.

Zonja Topalli me sa duket deshiron te jete pjese e projektit politik te Berishes ndaj PD, i cili sipas te gjitha gjasave nuk ka kthim te tij ne krye te strukturave partiake, por pse jo, atyre te ekzekutivit te shtetit me shume deshire.

Nje nga skemat e mundeshme eshte qe pas deshtimit te Lulzim Bashes ne zgjedhje, ne krye te PD-se te vihet nje besnik i vete Berishes dhe duket se znj. Topalli i ka hyre kesaj gare te besnikerise ndaj liderit historik te partise se saj.

Sigurisht qe ne kete gare ka edhe te tjere ne PD, por ajo qe eshte me e rendesishme eshte nese Lulzim Basha do e humbe ose jo sfiden e tij me partine e Berishes qe drejton akoma formalisht.

Share: