Home KRYESORE Absurde festa e politikes për ligjin e dekriminalizimit…!

Absurde festa e politikes për ligjin e dekriminalizimit…!

Nga Mentor Kikia

Ka një eufori të madhe mes klasës politike dhe faktorit ndërkombëtar lidhur me miratimin e ligjit për dekriminalizimin.

Gati në mënyrë festive të gjithë përshendetën votimin konsensual të parlamentit shqiptar, kuptohet edhe nga ata, që sipas këtij ligji, nuk duhej të ishin aty.

Mendoj se këtu kemi të bëjmë me një absurd dhe një problem.Absurdi është se kjo eufori është gati qesharake.

Përse duhej të “festohej” kaq shumë për këtë sukses? A thua politika gjendej e bllokuar nga një faktor i jashtëm, si psh për çështjen e vizave?

Ky ishte një rast që politika ta pranonte këtë ”˜sukses” me kokë ulur. Pasi kriminelët në politikë, në parlament, në drejtimin e partive, në bashki e kudo, nuk na i sollën të huajt, as ndonjë forcë e mbinatyrshme.

Problemi… ky është edhe më i madh se absurdi. A do të zbatohet ky ligj? Prit, mund të thoni, ka vetëm një natë që është votuar.

Patjetër, por përvoja jonë është e hidhur. Shumë ligje ne i kemi aprovuar jo si nevojë tonën për të përmirësuar qeverisjen, shtetit apo shoqërisë, por sepse na i ka kërkuar BE, ose për të përmirësuar imazhin virtual.

Problemi me i madh i yni nuk ka qene mungesa e ligjeve, por moszbatimi i tyre.

Share: