Projektligji që përgatit qeveria për pronat shkel çdo normë juridike dhe të drejta të fituara nga pronarët deri më sot. Shoqata “Pronësi me Drejtësi” e vlerëson këtë ligj të papranueshëm dhe kërkon tërheqjen e tij dhe zgjidhjen e problemit”. Kështu shprehet Agim Toro, sekretari i përgjithshëm i Shoqatës Kombëtare të të Shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi” ne nje interviste per “Syri.net”. Sipas tij, e drejta e pronësisë në Shqipëri gjatë këtyre 25 vjetëve jo vetëm që nuk ka gjetur zgjidhje të drejtë ligjore, por moskthimi i pronës pronarëve të shpronësuar ka ushqyer dhe vazhdon të ushqejë korrupsionin politik dhe ekonomik.