Home KRYESORE Protesta e sotme tregon diferencat midis qeverise se 21 janarit dhe kësaj...

Protesta e sotme tregon diferencat midis qeverise se 21 janarit dhe kësaj te sotmes!

Andrea Stefani

Protesta e sotme tregoi edhe më qartë dallimin mes qeverisë së djeshme te 21 janarit që vrau protestuesit dhe qeverisë së sotme që nuk vret protestues. Në pamundësi për të thyer tolerancën forcave të rendit dhe duke mos ditur ç’të bëjnë me protestën, Basha dhe Berisha i turrën turmat për t’i vënë zjarr një bunkeri që është fajtor po aq sa bunkeri që vetë Saliu ka instaluar vite më parë pranë zyrave të Kuvendit. Por kjo përleshje simbolike, barabare me një copë bunker, nxjerr më shumë në dukje jo vetëm natyrën destruktive të lidershipit të protestës por edhe mungesën e objektivave reale të saj. Të bën përshtypje fakti që nuk kemi dëgjuar deri tani asnjë prononcim nga ndërkombëtarët për këtë spektakël absurd barbarie që po zhvillohet në qendër të Tiranës!

Share: