Home KRYESORE Totozani, krerëve të bashkive: Merrni masa për të pastrehët!

Totozani, krerëve të bashkive: Merrni masa për të pastrehët!

“Rekomandojmë marrjen e të gjitha masave organizative për përgatitjen e vend-strehimeve apo vend-qëndrimeve provizore për grupe të tilla në nevojë emergjente dhe këdo tjetër që kërkon ndihmë nga organet e pushtetit vendor me qëllim parandalimin e situatave që mund të rrezikojnë jetën apo shëndetin e tyre”, rekomandon z. Totozani ne titullin e Avokatit te Popullit dhe shprehet më tej se kushtet klimetarike pritet të përkeqësohen në muajt në vijim dhe temperaturat ulen ndjeshëm, çka e bën emergjente marrjen e masave në ndihmë të personave në nevojë dhe të pastrehëve që janë në pamundësi totale të sigurimit të vendstrehimit.

“Avokati i Popullit gjykon si tepër emergjente marrjen e masave në ndihmë të kategorive të popullsisë, të cilët realisht janë në pamundësi totale të sigurimit të një vendstrehimi, me qëllim parandalimin e situatave që mund të rrezikojnë jetën apo shëndetin e tyre veçanërisht të fëmijëve e të moshuarve, duke mos lënë pa përmendur edhe raste nga vitet e mëparshme të cilat fatkeqësisht kanë çuar në humbje të jetëve njerëzore”, është shprehur Totozani ndersa vetëm pak ditë më parë një muajshe ndërroi jetë për shkak të të ftohtit, pasi jetonte bashkë me të ëmën 18-vjeçare poshtë Urës së Dajlanit në Durrës.

Share: