Home KRYESORE Turqia dhe ne shqiptaret!

Turqia dhe ne shqiptaret!

Nga Kreshnik Osmani

Qarqe histerike osmanofobe ndër shqiptarë monitorojnë me lehtësi zmadhuese lëvizjet politike turke në Ballkan dhe mirë bëjnë.

Nëse Davutoglu ka thënë në Beograd se Serbia është vendi me i rëndësishëm i Ballkanit, te drejt ka pasur. Serbia është e para për turqit, e para për arabet, e para për Moskën, e para për Brukselin dhe dalëngadalë po na e merr kthesën edhe në Uashington.

Sekretari Kerry kafen kosovare e piu në aeroportin “Adem Jashari”, ndërsa kafen serbe brenda në Beograd pak kohe më pare. Shtetet nuk janë organizata bamirëse dhe as fetare por shohin interesat e veta.

A na shohin turqit me nënçmim?! Jo. A na shohin me pak të rëndësishëm se të tjerët, po. Në gjeopolitikë fiton më i forti dhe me i organizuari.

Ne, raca e pastër “ariane” ka 25 vjet histori pluralizmi politik që prodhon vetëm banditë politikë, kusarë, hajdutë e kurvarë që na qeverisin e na pinë gjakun, kurse këto racat e tjera “të papastra”, kanë ik para shumë.

Raca jonë e pastër “ariane”, nuk di të bëjë shtet ndërsa racat e tjera “inferiore” rreth e rrotull po i sofistikojnë çdo dite strukturat shtetërore.

Raca jonë e pastër ariane po zhduket nga Shqipëria e lemerisur ku të mundet sepse nuk ka më shpresë tek kjo racë e poshtër politikanësh që kemi. Raca jonë ariane, i ka mbushur zyrat e shtetit me militantë, me pisanjosë, me të paaftë, me hajdutokratë, me injorantë, ndërsa racat e tjera “inferiore” kanë vëne specialistët dhe kanë ikur përpara. Njerëz dembelë, inferiore që kalojnë jetën në kafe, me tym duhani, lloçë, thashetheme e muhabete, flasin për raca superiore dhe inferiore.

Unë jam një shqiptar osman, që ndjehem thellësisht evropian, dhe racën time nuk e përcaktoni dot ju që nuk e hani djathin pa zënë krimba, sepse unë, baba dhe gjyshi im kemi (më së paku),100 vite në qytet. I kam veshur xhinset dhe bluzat me Los Angeles Lakers, ka tridhjetë e pesë vite kur ju vishnit lecka të arnuara doku dhe këpucë llastiku.

Kemi nevojë për zhvillim politiko-ekonomik, për Unitet Kombëtar dhe kulturë me shumë. Kemi nevojë për miq në botë, në Lindje e në Perëndim sepse bota është e ndërtuar mbi interesat, jo mbi romanticizma racash e gjaqesh.

Nuk dua të ofendojë askënd sepse jam pjesë e këtij populli, dhe ai që e shanë kasollen e vet, e zëntë përfundi. Por, për të gjithë ata të sëmurë që përpiqen të krijojnë supermacizma false gjaku e racash ndaj popujve të tjerë, apo dhe brenda anëtarësisë së Kombit, për të justifikuar paaftësinë dhe dështimin, u them me plot gojën: shihni veten ne pasqyre…

Share: