Home I pakategorizuar Jezu Krishti sipas Muslimaneve!

Jezu Krishti sipas Muslimaneve!

Nga Vullnet Merja

Islami na mëson të besojmë në të gjithë profetët e Allahut. Myslimanët besojnë në të gjithë të dërguarit e profetët e Zotit. Sipas Kur’anit të Shenjtë, ata nuk bëjnë dallim mes të dërguarve dhe profetëve: “…Të gjithë besojnë në Zot, melekët e Tij, librat e Tij dhe të dërguarit e Tij (duke thënë): “Ne nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të dërguarve të Tij…” (Sure “Bekare”, ajeti 285.)

Një prej të dërguarve e profetëve të mëdhenj të Zotit është edhe Isai, biri i Merjemes (paqja qoftë mbi atë dhe nënën e tij!). Ai është një prej të dërguarve të Vendosmërisë së Lartë (Ulul Azmi). Kush ka qenë ky i dërguar e profet i madh? Këtë do ta parqesim duke përmendur ajete nga Kur’ani i Shenjtë, Libri epokbërës, të cilin Zoti e zbriti për mbarë njerëzimin dhe me të cilin e përmbylli zbritjen e librave qiellorë.

Në Kur’anin e shenjtë emri i hazreti Isait përmendet 25 herë. Zoti i Madhëruar ka caktuar që njeriu të lindë nga babai dhe nëna. Por kjo nuk do të thotë që Zoti i Plotfuqishëm nuk mund ta krijojë një njeri pa baba, apo pa nënë, apo pa praninë e asnjërit prej tyre. Ai e krijoi babanë e njerëzimit, hazreti Ademin (paqja qoftë mbi të!) pa baba e pa nënë. Zoti e krijoi profetin Isai pa baba. Në Kur’anin e Shenjtë thuhet: “(Kujto) kur melekët thanë: “O Merjeme! Zoti të jep lajmin e mirë për një (djalë që do të lindë me një) Fjalë prej Tij. Emrin do ta ketë Mesih – Isai, biri i Merjemes do të jetë i nderuar në këtë botë dhe në Botën Tjetër dhe një nga të afërmit e Zotit. Ai do t’u flasë njerëzve qysh i vogël në djep, edhe si njeri i rritur dhe do të jetë nga më të mirët.” (Sure “Ali Imran”, ajetet 45 – 46.)

Melekët e përgëzuan Merjemen se Zoti do t’i dhuronte asaj një fëmijë dhe ai nuk do të ishte si gjithë të tjerët. Ai nuk do të ishte si gjithë të tjerët sepse do të ishte i mbushur me dhunti të larta, do të ishte shumë i zgjuar e punëmirë dhe do të kishte pozitë të lartë në këtë jetë dhe në Jetën Tjetër. Kur dëgjoi përgëzimin e melekëve, Merjemja e bekuar tha: “Zoti im! Qysh do të kem unë fëmijë, kur nuk më ka prekur askush…?!” (Sure “Ali Imran”, ajeti 47.) Asaj i erdhi përgjigjja: Ky është vendim i Zotit të Plotfuqishëm dhe kur Ai dëshiron diçka, vetëm i thotë “bëhu” dhe ajo bëhet: “Kështu ”“ tha (meleku) – Zoti krijon ç’të dojë Vetë. Kur vendos diçka, Ai vetëm thotë për të: “Bëhu!” – dhe ajo bëhet.” (Sure “Ali Imran”, ajeti 47.)

Në atë kohë në mesin e bijëve të Izraelit pritej një djalë që do të ishte i dërguar tek ata pas profetit Musa (paqja qoftë mbi ta!)

FB_IMG_1451288320399Në ato momente Merjemja (paqja qoftë mbi të) u shqetësua sepse e dinte qëndrimin e popullit të saj. Ata do ta akuzonin me akuzat më të poshtra. Në krye të të cilave ishte imoraliteti. Por, ndërkohë ajo është modeli i pastërisë dhe i ndershmërisë. Ajo mendonte se si do ta shfajsonte veten kur ta shihnin me fëmijë në krahë. Mirëpo Zoti i Madhëruar i tregoi asaj rrugën e shpëtimit. Dhe ajo rrugë ishte heshtja. Pra, ajo nuk duhej të fliste asnjë fjalë. Në Kur’anin e Shenjtë thuhet: “…Nëse vëren ndonjë njeri, i thuaj: “Unë jam betuar në të Gjithëmëshirshmin se do të agjëroj, prandaj sot nuk do të flas me askënd.” (Sure “Merjem”, ajeti 26.) Ajo nuk do të fliste sepse mbrojtësi i saj do të ishte ai djalë i sapolindur. Ai do të fliste dhe do ta mbronte pastërtinë dhe ndershmërinë e së ëmës. Kjo është mrekullia nga Zoti, për të vërtetuar se ky fëmijë nuk ishte i zakonshëm. Ai ishte mrekullia e Krijuesit të Plotfuqishëm.

Ajo që shqiptoi hazreti i Isai (Mesihu) i poraslindur nuk ishte vetëm mbrojtje për nënën e tij. Ishte edhe përgëzimi për atë që prisnin bijtë e Izraelit: ai ishte i dërguari i Zotit. Në Kur’an lexojmë: “Ajo bëri me shenjë nga i biri. Ata thanë: “Si t’i flasim ne fëmijës që është në djep?! Ai (Isai në djep) tha: “Unë jam rob i Zotit. Ai më ka dhënë Librin (Ungjillin), më ka bërë profet dhe më ka bërë të bekuar kudo që të jem. Ai më ka porositur që të falem e të jap zekat sa të jem gjallë dhe që të jem i mirë ndaj nënës sime dhe nuk më ka bërë të ashpër dhe të padëgjueshëm. Le të jetë paqja e shpëtimi mbi mua, ditën që kam lindur, ditën që do të vdes dhe ditën që do të ringjallem!” (Sure “Merjem”, ajetet 29 ”“ 33.)

Lind pyetja: A ka qenë Isai (paqja qoftë mbi të!) profet që në lindjen e tij apo me thënien e tij “më ka bërë profet” donte t’i bënte me dije për të ardhmen? Në pamje të parë të ajetit duket se Isai (Mesihu) ishte profet, kur foli në djep. E kanë pyetur imam Sadikun (paqja qoftë mbi të!): “A ka qenë argument për njerëzit e kohës së tij fjala e Isait, birit të Merjemes në djep?” Imami është përgjigjur: “Atë ditë ai ka qenë profet dhe argument i Zotit. A nuk e ke dëgjuar thënien e Zotit: “…Unë jam rob i Zotit. Ai më ka dhënë Librin (Ungjillin), më ka bërë profet dhe më ka bërë të bekuar kudo që të jem…”?

Mrekullitë janë treguesi më i mirë i qenies së Isait (paqja qoftë mbi të!) profet. Zoti i dha Isait (paqja e Zotit qoftë mbi të!) disa mrekulli. Ato mrekulli ishin të habitshme në kohën e Isait. Askush nuk mund të vepronte atë që bënte ai. Mrekullitë ishin: ringjallja e të vdekurve dhe shërimi i të verbërve, sigurisht me lejen e Zotit. Këtë e dëshmon edhe Kur’ani, i cili thotë: “Dhe do ta caktojë atë të Dërguar te bijtë e Izraelit (të cilëve do t’u thotë): “Ju kam sjellë prova nga Zoti juaj (që vërtetojnë profetësinë time): Bëj për ju diçka prej balte në formë shpendi, fryj në të e me urdhrin e Zotit ajo bëhet shpend i gjallë; shëroj të verbrit e lindur dhe të lebrosurit dhe i ngjall të vdekurit me lejen e Zotit; ju tregoj çfarë hani dhe çfarë ruani në shtëpitë tuaja. Sigurisht, tek të gjitha këto ka prova për ju, nëse jeni besimtarë të vërtetë.” (Sure “Ali imran”, ajeti 49.) Nga ky ajet kuptojmë se të dërguarit e Zotit mund t’i thyejnë ligjet e natyrës, por gjithmonë me lejen e Zotit Fuqiplotë dhe se ata nuk kanë pavarësi në vetetvete për veprime të jashtëzakonshme. Këtë e thotë edhe ajeti: “…me lejen e Zotit…”

FB_IMG_1451288631032Intriga te bijtë e Izraelit pati mbetur ashtu siç pati qenë edhe në kohën e profetit Musa (Moisiu). Ata i tronditi lindja e Isait, ndërkohë që e prisnin lindjen e tij. Mirëpo kur e panë Isanë në krahë të së ëmës, Merjemes, e akuzuan atë me akuzat më të shëmtuara, deri në imoralitet, siç thotë edhe Kur’ani i Shenjtë: “Dhe u kthye te populli i vet, duke mbajtur fëmijën. Ata i thanë: “O Merjeme, ke bërë diçka të turpshme! O motra e Harunit! Babai yt nuk ka qenë njeri i keq, as nëna jote nuk ka qenë grua e shthurur.” (Sure “Merjem”, ajetet 27-28)

Kur’ani e kundërshton hyjnizimin e Isait (paqja qoftë mbi të!) nga të krishterët.

Kjo thuhet në disa ajete të tij. Kur’ani e quan të pavlefshëm besimin në hyjnizimin e njeriut. Sipas Kur’anit të Shenjtë profeti Isa (Mesihu) nuk i ka ftuar njerëzit të adhuronin atë, por të adhuronin Zotin e Vetëm e të Pashoq. Në Kur’an thuhet: “Pastaj Zoti do të thotë (Ditën e Gjykimit): “O Isa, biri i Merjemes! Ti ishe ai që u the njerëzve ‘Adhuromëni mua dhe nënën time si zota krahas Zotit’?! Isai do të thotë: “Qofsh i Lartësuar dhe i Lavdëruar! Mua nuk më takon të them diçka, për të cilën nuk kam aspak të drejtë. Po ta kisha thënë ndonjëherë, Ti me siguri do ta dije. Ti e di çfarë ka në shpirtin tim, kurse unë nuk e di çfarë ka në Veten Tënde. Vetëm Ti i di të gjitha të fshehtat. Unë nuk u kam thënë asgjë tjetër, përveç asaj që më ke urdhëruar Ti: “Adhuroni Zotin, Zotin tim dhe Zotin tuaj!” Kam qenë dëshmitar, për sa kohë që kam jetuar midis tyre dhe qëkurse më more mua, vetëm Ti ishe Mbikëqyrës i tyre. Ti je Dëshmitar për gjithçka.” (Sure “Maide”, ajetet 116-117) Dhe: “Mesihu nuk do ta përbuzte kurrë që të ishte rob i Zotit as edhe melekët më të afërm. Ata që e shpërfillin dhe e nënçmojnë me arrogancë adhurimin e Zotit, Zoti do t’i sjellë të gjithë para Vetes.” (Sure “Nisa”, ajeti 172.)

Nëse hazreti Isai do të ishte zot, siç besojnë të krishterët, atëherë ai duhej të ishte në gjendje të shpëtonte veten e tij nga çdo e keqe dhe nga shkatërrimi. Po ashtu, ai do të vepronte me gjithësinë si të dëshironte. Këtë gjë e kundërshton Kur’ani i Shenjtë kur thotë: “Pa dyshim, janë jobesimtarë ata që thonë “Zoti është Mesihu, biri i Merjemes!” Thuaj: “Kush mund ta pengojë Zotin, nëse Ai dëshiron t’i zhdukë Mesihun, birin e Merjemes dhe nënën e tij, si dhe gjithçka që gjendet në Tokë?” Vetëm Zotit i takon sundimi i qiejve, Tokës dhe i çdo gjëje që gjendet midis tyre. Ai krijon çfarë të dojë dhe është i Plotfuqishëm për çdo gjë.” (Sure “Maide”, ajeti 17)

Sigurisht, Zoti nuk mund të ketë cilësitë dhe vetitë e njeriut. Profeti Isai (paqja qoftë mbi të!) kishte cilësitë dhe vetitë e njeriut. Ai hante e pinte që të vazhdonte ekzistencën e tij; Zoti nuk ka nevojë për ushqim e për të pirë sepse Ai është i Vetmjaftueshëm. Edhe këtë çështje e vërteton Kur’ani i Shenjtë kur thotë: “Mesihu, biri i Merjemes, është vetëm një i dërguar. Edhe para tij kanë kaluar të dërguar. Nëna e tij përherë ka qenë e drejtë. Që të dy, hanin ushqim. Shiko si ua shpjegojmë atyre shpalljet tona dhe shih si largohen nga e Vërteta!” (Sure “Maide”, ajeti 75.)

Zoti është Ai, në dorën e të Cilit janë çështjet e njerëzve. Në Kur’an thuhet: “Thuaju (o Muhamed): “Si mundet vallë, që ju adhuroni në vend të Zotit, atë që nuk është në gjendje t’ju sjellë as dëm e as dobi, ndërkohë që Zoti dëgjon dhe di çdo gjë?!” (Sure “Maide”, ajeti 76.)

Disa prej të krishterëve e kanë quajtur Isanë (Jezu Krishtin) birin e Zotit. Kur’ani i përgjigjet kësaj, duke e pastruar Allahun nga blasfemi të tilla. Ai thotë: “Ata thonë: “Zoti ka bërë një fëmij딝. I Lavdëruar dhe i Lartësuar qoftë Ai! Përkundrazi, Atij i përket çdo gjë që gjendet në qiej e në Tokë dhe Atij i nënshtrohet gjithçka.” (Sure “Bekare, ajeti 116)

Të krishterët besojnë në Trininë. Kur’ani u përgjigjet duke vërtetësuar monoteizmin dhe mohimin e ortakësisë tek Zoti i Madhëruar. Në Kur’an thuhet: “O ithtarët e Librit! Mos e kaloni kufirin në besimin tuaj dhe për Zotin thoni vetëm të vërtetën! Mesihu – Isai, biri i Merjemes, është vetëm i Dërguar i Zotit dhe Fjala e Tij (e Zotit), të cilën ia ka dërguar Merjemes, si dhe shpirt nga Ai. Pra, besojuni Zotit dhe të dërguarve të Tij! Dhe mos thoni: “Tre zota”! Hiqni dorë sepse është më mirë për ju! Zoti është vetëm një Zot – qoftë Lavdëruar Ai! Ai është shumë i Lartësuar për të pasur fëmijë. E Tij është gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Zoti mjafton për rregullimin e gjithësisë.” (Sure “Nisa”, ajeti 171). Atëherë, përderisa çdo gjë në Tokë e në qiej i takon Zotit të Plotfuqishëm, kurrë nuk mund të ketë zot tjetër përveç Tij.

kurani i birmingamitNë gjashtëmbëdhjetë vende të ndryshme Kur’ani dëshmon dhe vërteton se Mesihu është Isai, biri i Merjemes që do të thotë se ai është njeri si të gjithë njerëzit e tjerë. U krijua në barkun e nënës së tij. Kaloi fazën e embrionit në mitër dhe lindi nga barku i Merjemes (paqja qoftë mbi të!), ashtu siç lindin njerëzit e tjerë nga barku i nënave të tyre. Ai kaloi përiudhën e gjidhënies dhe u edukua në prehrin e nënës së tij. Kjo vërteton se ai ka të gjitha cilësitë njerëzore. Vallë, si është e mundur që të jetë Zot – i pari, pa fillim dhe i fundit, pa mbarim?! Monoteizmi i vërtetë e mohon hyjnizimin, sepse monoteizëm do të thotë të besosh në Zotin e Vetëm e të Pashoq, në Emrat e në Atributet e Zotit. Kur’ani i Shenjtë thotë: “Zoti nuk ka zgjedhur për Vete ndonjë bir dhe përveç Atij s’ka asnjë zot tjetër; përndryshe, çdo zot do të merrte atë që ka krijuar dhe do të ngriheshin njëri mbi tjetrin. Qoftë i Lartësuar Ai nga shpifjet e tyre!” (Sure “Mu’minun”, ajeti 91).

Nëse do të kishte zot tjetër, atëherë do të kishte konflikt mes tyre dhe gjithësia nuk do të ishte e qëndrueshme. Nuk do të ekzistonte sistemi i përkryer në gjithësi që ne shohim. Këtë çështje Kur’ani na e përshkruan kështu: “Vallë, a mos i kanë marrë zotat prej dheu, që të ishin në gjendje t’i ngjallnin të vdekurit? Sikur në qiej dhe në Tokë të kishte zota të tjerë, përveç Zotit, si qiejt, ashtu edhe Toka do të shkatërroheshin. Qoftë i Lavdëruar Zoti, Zoti i Fronit dhe i Lartësuar mbi çka ia veshin Atij!”

Është e përhapur në mesin e të krishterëve se hazreti Isai (Jezu Krishti) u flijua për mëkatet e njerëzve. Sipas Kur’anit ky është një mendim krejt i gabuar sepse askush nuk mbart gjynahet e tjetrit dhe se çdo njeri do të japë llogari për punët dhe veprat që ka bërë. Për këtë Kur’ani thotë: “Askush nuk do t’i mbartë gjynahet e tjetrit dhe njeriu do të ketë vetëm atë, për të cilën ka punuar dhe përpjekjet e tij do të shihen.” (Sure “Nexhm”, ajetet 38-40.)

Për ta sqaruar më mirë të vërtetën e hazreti Isait (paqja qoftë mbi të!) Kur’ani i shenjtë na e shpalos shumë bukur dialogun mes Zotit dhe atij në Ditën e Ringjalljes:

“Zoti do të thotë: “O Isa, biri Merjemes, kujtoje mirësinë Time ndaj teje dhe nënës sate: se si të forcova ty me Shpirtin e Shenjtë (Xhebrailin), kështu që ti u predikoje njerëzve, kur ishe foshnjë në djep dhe i rritur; se si të mësova Librin dhe Urtësinë, Teuratin dhe Ungjillin; se si me vullnetin Tim krijoje një figurë shpendi prej balte, pastaj fryje në të dhe ajo bëhej zog me vullnetin Tim; se si me vullnetin Tim i shëroje të lindurit të verbër e të lebrosurit; se si me vullnetin Tim i ngjallje të vdekurit; se si i pengova sulmet e izraelitëve kundër teje, atëherë kur u solle atyre prova të qarta e mohuesit në radhët e tyre thanë “Kjo është vetëm magji e kulluar!”; dhe se si kur i urdhërova dishepujt: “Besomëni Mua dhe të Dërguarit Tim!” – ata u përgjigjën: “Ne besojmë, prandaj dëshmo se Ty të jemi dorëzuar!” Kujto kur dishepujt thanë: “O Isa, biri i Merjemes, a mundet Zoti yt të na zbresë një sofër prej qielli?” Ai tha: “Kijeni frikë Zotin, nëse jeni besimtarë të vërtetë!” Ne dëshirojmë të hamë nga ajo, ”“ thanë ata ”“,që të na qetësohen zemrat dhe ta dimë se na ke thënë të vërtetën dhe për atë të jemi dëshmitarë. O Zoti ynë!, ”“ tha Isai, biri i Merjemes ”“ Zbritna një sofër nga qielli, që të jetë festë për ne, për të parin dhe të fundmin tonë dhe të jetë mrekulli prej Teje dhe na jep mirësi, se Ti je Dhuruesi më i mirë! Zoti u përgjigj: “Unë do t’jua zbres sofrën. Por cilindo nga ju, që nuk beson pas kësaj, do ta dënoj, ashtu siç nuk kam dënuar askënd në botë. Pastaj Zoti do të thotë (Ditën e Gjykimit): “O Isa, biri i Merjemes! Ti ishe ai që u the njerëzve “Adhuronani mua dhe nënën time si zota krahas Allahut?!” Isai do të thotë: “Qofsh i Lartësuar dhe i Lavdëruar! Mua nuk më takon të them diçka, për të cilën nuk kam aspak të drejtë! Po ta kisha thënë ndonjëherë, Ti me siguri do ta dije. Ti e di çfarë ka në shpirtin tim, kurse unë nuk e di çfarë ka në Veten Tënde. Vetëm Ti i di të gjitha të fshehtat. Unë nuk u kam thënë asgjë tjetër, përveç asaj që më ke urdhëruar Ti: “Adhuroni Zotin, Zotin tim dhe Zotin tuaj!” Kam qenë dëshmitar për sa kohë që kam jetuar midis tyre dhe qëkurse më more mua, vetëm Ti ishe Mbikëqyrës i tyre. Ti je Dëshmitar për çdo gjë. Nëse Ti i dënon ata – robtë e Tu janë, e nëse i fal ata, me të vërtetë, vetëm Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti. Zoti thotë: “Kjo është Dita, kur të sinqertëve u sjell dobi sinqeriteti i tyre. Atyre u takojnë kopshtet, nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë e ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Zoti është i kënaqur me ata dhe ata janë të kënaqur me Atë. Kjo është fitorja e madhe. Zotit i takon sundimi i qiejve dhe i Tokës dhe gjithçka që ato përmbajnë. Ai është i Fuqishëm për çdo gjë.” (Sure “Maide”, ajetet 110-120.)

krishti ne kryqKur’ani i Shenjtë sqaron se profeti Isai as nuk është vrarë e as nuk është kryqëzuar. Ai është i gjallë dhe do të vijë kur të urdhërojë i Zoti i Plotfuqishëm. Në Kur’an thuhet: “(I mallkuam ata) për shkak të mosbesimit të tyre (ndaj Isait paqja qoftë mbi të!) për shkak të shpifjeve të mëdha që thanë kundër Merjemes dhe për fjalët e tyre: “Ne e vramë Mesihun ”“ Isanë, birin e Merjemes, të dërguarin e Zotit”. Por, ata as e vranë, as e kryqëzuan, por ashtu u është dukur. Ata që nuk u pajtuan për çështjen e tij, me siguri që gjenden në dyshim për të. Ata nuk kanë ditur asgjë për të, por vetëm kanë hamendësuar. Ata, në të vërtetë, nuk e kanë vrarë, por, Zoti e ka ngritur pranë Vetes. Zoti është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëditur.Të gjithë ithtarët e Librit do t’i besojnë Isait para se ai të vdesë dhe, Ditën e Gjykimit, ai do të jetë dëshmitar kundër tyre.” (Sure “Nisa”, ajetet 156-159.)

Ky është Isai, biri i Merjemes sipas Kur’anit të Shenjtë. Kur’ani thotë: Ky është Isai, biri i Merjemes. Kjo është fjala e vërtetë, për të cilën ata dyshojnë dhe diskutojnë. Zoti nuk ka mbetur të marrë dikë për bir. Qoftë i Lavdëruar Ai! Kur vendos diçka, Ai vetëm thotë për të “Bëhu!” dhe ajo bëhet. (Isai tha): “Vërtet, Zoti është Zoti im dhe Zoti juaj; prandaj adhuroni vetëm Atë! Kjo është udha e drejtë.” (Sure “Merjem”, ajetet 34-36.)

Share: