Home KRYESORE U tha gjate protestës se opozitës për zgjedhje te parakohshme!

U tha gjate protestës se opozitës për zgjedhje te parakohshme!

Aleksander Meksi: 25 vite me pare me 12 dhjetor 1990 rreth kesaj ore nje grup intelektualesh e studentesh vendosen krijimin e Partise Demokratike, qe u shpall ne mitingun historik te mbasdites. Ata, studentet qe i mbeshteten dhe dhjetra mijra qytetar te Tiranes nuk rane ne gracken e Ramiz Alise per nje shoqate te studenteve dhe intelektualeve te rinj. Me kete rast i Uroj te gjithe ata qe kontribuan ne kete ngjarje madhore dhe te gjithe bashkekobesit, qe enderruan nje Shqiperi te lire e demokratike, .nje Shqiperi si gjithe Europa, e te gjithe shqiptareve, me shpresen se nje dite do t’ia arrijne kesaj dite. Urime per diten e PD dhe demokracise.

Mesila doda: Çfarë hipokrizie nga politika shqiptare…
Bashke me ligjin per dekriminalizimin kane përpara ne tavolinat e tyre sot nenin per dekomunistizimin te propozuar nga dy studente dhjetori. Do mjaftonte vota pro per kete amendament qe xhelatet te dilnin nga zyrat e shtetit… Mjaft me retorika boshe, shqiptaret kane nevoje per veprime konkrete… Mos beni sikur kerkoni falje e as sikur nervozoheni, votoni amendamentin per dekomunistizimin. Tregohuni te sinqerte e me se paku flisni per kte kerkese ligjore. Mos beni asnje pale sikur nuk egziston…

Jetmir Kampula: Qe kjo qeveri mbron dhe favorizon interesat e nje grupimi te caktuar njerezish kjo duket ashiqare dhe kjo eshte e mjaftueshme per t’a cilesuar si antiqytetare,pavaresisht ndonje dickaje pozitive qe mund te beje. Por antipatine ndaj kesaj qeverie e justifikon me mire zhgenjimi qytetar dhe pritshmerite qe ata kane patur ne te kaluaren per mbrojtjen e interesave te tyre,prej te cilave kjo qeveri sot duket larg. Disa njerez mund t’a mbrojne kete qeveri,si shenje mos rriskimi te asaj qe kane dhe per perfitimin e ndonje qyli,por edhe kjo eshte antidemokratike dhe antiqytetare,sepse nuk mbetet jashte llogjikave nenshtruese qe shoqerite e shtypura i kane karakterizuar. Kjo qeveri eshte nje zhgenjim i rradhes.

Entela Binjaku: Para disa ditesh para Parlamentit rumun protestuan 3000 cobenj, njerez qe gjithe jeten kane rritur dele. Arsyeja ishte pak a ashume se parlamenti po miratonte nje ligj qe ndalonte mbajtjen e qenve per shkak te mjedisit. Keta njerez shumica e te cileeve nuk kishin qene kurre ne Bukuresht, ishin me pak klase hkolle, te moshuar mbi 70 vjec nje shumice, kane thene se po qe se protesta e tyre nuk sillte ndalimin e ligjit, ose mbajtjen e fjales sic ju kishte premtuar kryeministri, do te vijne serish ne Bukuresht bashke me dele dhe me qente. Kaq sa per te bere nje analogji me protestat tona, qe kane dy karakteristika kryesore: me liste, dhe me parti.

Kreshnik Osmani: Degjova znj Topalli ne fjalimin e saj ne proteste. Pasi radhiti njemije akuza per keta qe qeverisin vendin tha:”mjaft me o djale. Shko ne shtepi”. Zonje do te nderrojme karriget apo do vendosim drejtesi?! Shtepite e ketyre çunave dhe gocave jane parajsa vete moj zonje. Hajduti nuk shkon ne shtepi por ne burg. Pak me respekt per zemeraten dhe intelektin e njerezve. Please!

Mirela Cela Jorgo: Po pse me duhet te shoh te njejtat figura politike qe ketu e 20 vjet ? A me thoni me tapi eshte vendi ne Parti dhe pse nuk i hapin rrugen figura me vizion dhe qe gezojne reputacion ne popull? A po vendi ruhet edhe per femijet e tyre? Te dy krahet e e politikes ne te gjitha mitingjet po te njejtet njerez flasin, po te njejtet njerez vendosin per fatin tend dhe te femijve te tane? A me thoni egziston ndonje mundesi te depertosh te keto parti me merite? Sepse dikush me tha, qe eshte rreth i ngushte qe edhe i zoti te jesh nuk can dot? Po si mund te pretendohet te flitet per fjalen demokraci kur ska asgje me merite qofte edhe brenda partise?

Share: