Nga Viktori Cipi, Studente
A mund të më thotë kush se ku shkojnë gjithë këto lekë?!
Sot më duhet të merja një vërtetim tek fakulteteti, ku të vërtetonte se jam studente. Kur shkoj tek sekretarja dhe e pyes, ajo më zgjat një fletushkë dhe më thotë: Si fillim duhet të shkosh në bankë e të paguash 250 Lekë ( të reja). Kur të sjellësh mandatin e arkëtimit, do aplikosh për vërtetim studentor, të cilin do vish ta tërheqësh pas tre ditëve!
Pra, për një vërtetim studentor do më duhet të paguaj 250 Lekë. Për çertifikatë notash dhe kartonin e diplomës do më duhet të paguaj 1000 Lekë. Për cdo vit bachelor do më duhet ta paguaj 40000 Lekë tarifen. Për një vit master më duhet të paguaj 100 000 Lekë. Nuk e di a më mbeten lekë për të blerë libra.
Studentë, nëse iu duket e drejtë që për çdo A4 të paguani shuma të tilla, vazhdoni të rrini në gjumin letargjik. Unë nuk paguaj më, as për vërtetime, as për tarifa marramendëse. #Unëbojkotoj!