Home KRYESORE Shperblimet e fundvitit diskriminojne mesuesit…

Shperblimet e fundvitit diskriminojne mesuesit…

Nga Ndricim Mehmeti

KM ka percaktuar kategorite qe do te marrin shperblim per festat e fund vitit.

Mes tyre ka pensioniste, por edhe punonjes policie qe do te marrin dy paga. Pyetja ime per Kryeministrin eshte: Si mund te marrin dy paga shperblim nje kategori policesh dhe te mos marrin asnje qindarke, ata qe i kane mesuar keta police: Mesuesit dhe pedagoget?

Kjo gje ne fakt me shkoi ne mendje qe kur pashe darken e KM me mesuesit dhe u perforcua nga fotot e postuara te darkes, ku entuziazmi qe ndoshta mund te ishte edhe efekt i pijes alkoolike, kishte bere te veten ne elozhet qe i beheshin shefes se madhe dhe mekembesve te saj.

Prisja qe ndonje mesues te shprehte keqardhjen qe eshte viti i trete qe nuk marrin asnje shperblim, por mesa duket edhe kjo pritmeri e imja do te shtyhet per ca kohe. Çdo njeri, kolektiv, mesues apo pastrues, meritojne ate qe i komandon…

Share: