Home KRYESORE Universiteti i ri në Shkup per propagande!

Universiteti i ri në Shkup per propagande!

Nga Sulejman Rushiti

Unë e kuptoj entuziazmin e ithtarëve të BDI-së për lajmin e hapjes së Universitetit të ri në Shkup. Sigurisht që këtë e shohin si një fije shpresë për ta shpëtuar partinë e tyre nga gremina për shkak të dështimeve të deritashme . Dhe fushata është normale. Por, ajo që nuk u falet është stili dhe metoda e keqkuptimit dhe keqinterpretimit të qëllimshëm të fjalëve dhe deklaratave. Në një postim timin unë kam nxjerrë listën e programeve studimore të cilat ekzistojnë në Shkup . Ato janë 14. Dhe po aq u tha se do të ketë universiteti i ri.

Ajo që e them unë është se këto drejtime do të emërohen në Universitet. Universitet me 14 drejtime tashmë eksistuese?! Ku ka universitet shtetëror me 14 programe studimore? Ku është bërë Universitet Shtetëtror pa planifikim buxhetor? As Shkupin e nderoni dhe as Nënë Terezën! Vetëm shpresoni se ne do ta hamë këtë manipulim dhe ju do ta merrni pushtetin.Kaq! Nëse do të themelonit universitet me të paktën 60 programe studimore, me kampus, me fjetore etj. Atëherë do ta nderonit Shkupin. Kështu, dyshoj se doni vetëm t`i keqpërdorni për vota.

programi i universitetit ne shkupVendimi i qeverisë për themelim të Universitetit në Shkup me 14 programe studimore është një nënçmim i radhës i inteligjencës që na bëhet. Respektivisht bëhet fjalë për grupet ekzistuese studimore, të disperzuara në kuadër të USHT, që thjeshtë do të quhen ndryshe dhe do të punësohet ndonjë ekspert Rektor partiak. Ne foto jane 14 programet studimore te disperzuara nga faqja zyrtare e USHT-së . Për të bërë universitet, duhet buxhet, objekt, akreditim. Asnjë nga këto nuk ekziston.

Kot e keni që mundoheni të nxisni urretje lokaliste. Nuk kalon te unë. Po të isha lokalist Institutin për trashëgimi nuk do të bëja luftë ta vendos në Hanin Kurshumli. Po, po,atë institutin që e keni nëpërkëmbur ju! Unë jam për Universitet në Shkup! Jam edhe për akademi artesh dhe shkencash në Shkup. Jam edhe për shkolla të mesme në Shkup. Jam edhe për fabrika në Shkup. Jam për progress dhe zhvillim në çdo qytet.

Thjeshtë si qytetar kam të drejtë të dyshoj që ju mashtroni, sepse nuk keni mbajtur premtimet e dhëna në zgjedhjet e fundit parlamentare edhe në ato të parafundit e kështu me rradhë. Si t`u besoj se do ta mbani edhe këtë premtim?! Një këshillë, boll dëm i keni bërë këtij populli mos shtini ende urrejtje lokaliste. Nuk besoj që ndonjë gostivaras ose tetovar, ose kumanovar, a dibran, a strugan ka dicka kundër një Universiteti në Shkup! Përkundrazi të gjithë sensibilizohemi kur në për Monstrën, jemi sensibilizuar për Sopotin, për ngjarjet në kala,për Bit Pazarin etj.

Edhe njëherë, unë jam për Universitet në Shkup! Por si t`u besoj se do ta bëni kur tre emra shkollash nukindërroni dot! Si t`u besoj kur këtë gjë nuke keni parashikuar në buxhetin e vitit të ardhshëm?! Si ta besoj që do të bëni Universitet të ri kur USHT-në eksistuese e keni lënë në mëshirë, me buxhetin si lëmoshë.Si ta besoj?

Unë jam për Universitet edhe Akademi Shkencash në Shkup dhe besoj fuqishëm se ato do t`I ndërtojnë forcat e reja që zgjohen në Shkup dhe gjithandej. Forca që lokalizmin e përcmojnëdhe shpifjet nuk i llogarisin strategji politike!

Share: