Home KRYESORE VALBONA PERAJ: Ka shumë gjëra që nuk kam bërë!

VALBONA PERAJ: Ka shumë gjëra që nuk kam bërë!

Bisedoi Era Cela

E bukur, elegante me sharm të veçantë, këngëtarja shkodrane Valbona Peraj rikthehet fuqishëm në tregun muzikor, duke bërë një bum të madh. Brenda dy muajsh këngëtarja ka promovuar dy klipe, atë me titull “Asnjëher딝 dhe atë me titull “Mos më torturo” solo dhe një duet me këngëtarin Valentino Mitaj me titull”E Bukur”i shoqëruar dhe me Klip. Ku klipi me titullin “Mos më turturo” u kthye në një hit jo vetëm në Shqipëri, por është folur edhe jashtë saj. Pak ditë më parë mediat arabe shkruanin se “Mos më torturo” është një ndër këngët më të nxehta të momentit dhe e cilësojnë madje tepër provokuese. Në një intervistë këngëtarja seksi ka komentuar rikthimin e saj pas dymbëdhjetë vjetësh, bukuroshja shkodrane tregon se kujt i thotë “asnjëher딝dhe se kush e torturon atë… Gjithashtu Bona shprehet se së shpejti do të ketë supriza të tjera.Prej disa ditësh Këngëtarja simpatike ndodhet për një tur koncertesh ne SHBA,Londër .

Valbona, riktheheni në skenë pas një mungese prej 12 vitesh, por vini fuqishëm. Brenda dy javëve vini me dy klipe te reja dhe krejt të ndryshme nga njëra-tjetra. Pse ky “bombardim”?

Qesh… Faleminderit shumë, por në fakt mendova që të sjell një Bonë ndryshe dhe sigurisht janë dy këngë. Si nga muzika dhe nga teksti, gjithashtu dhe nga realizimi, janë komplet të kundërta me njëra-tjetrën…

Kujt i thua asnjëherë?

valbona peraj1“Asnjëher딝 ka dashur ndoshta të zëvendësojë fjalën “kurr딝, pasi unë nuk them kurrë që me mëndje them “asnjëher딝. Unë jam një person që bëj shumë për të tjerët dhe jo pak herë vë veten në vendin e fundit, por kjo ASNJEHERE nuk do të ndodhë më, asnjëherë nuk do t’ia fal vetes që braktisa shumë gjëra për asgjë.

Çfarë nuk ke bërë asnjëherë në jetë?

Në jetë kam shumë gjëra që nuk kam bërë. Me, ose pa dijen time…

Cila është ajo gjë që nuk do ta bëje asnjëherë në jetë?

Qesh… E bukur kjo… Po, ka shumë gjëra, por një nga ato është se unë, asnjëherë nuk dal nga vetja ime…

Valbona Peraj, kush e torturon një vajzë kaq të bukur dhe elegante si ti?

Në fakt, nëse do ta cilësoja veten time kështu siç thoni ju, pavarësisht se unë se kam parë veten ndonjëherë të bukur e madje, nuk dua as të tjerët të më shohin si të tillë, Mendoj se të gjitha femrat e bukura, sidomos në Shqipëri, janë të torturuara nga vetë jeta këtu… Mua më torturojnë më shumë mosmirënjohësit dhe thashethemexhinjtë.

Kujt i thua “mos më torturo”?

Pavarësisht se në tekst i drejtohem dikujt që s’e njoh, por do të doja t’i them FATIT, “vende-vende”: Mjaft! Mos më torturo!

Cilët janë më torturues në përditshmërinë e tyre, meshkujt apo femrat?

Nuk besoj se ka diçka që i ndan këto dy kategori, por femrat do t’i cilësoja si qenie të brishta, të vuajtura, mendjelehta, ndërsa meshkujt meskinë dhe shumë mashtrues sipas terrenit, por besoj se të dy palët janë konvergjentë me njëra tjetrën ..

Cili ka qenë djali që Valbona ka torturuar më shumë?

Me a pa dijeninë time? Qesh… Pa dijeni, nuk e di…Me dijeni shumë, se më pëlqen të eci në jetë me shprehjen sidomos në këto raste: Unë marr çfarë dua te të tjerët, por askush nuk merr çfarë don te unë… Pasi unë kohët e fundit u rrita më shpejt se sa ç’duhet. Ardhja e djalit tim në jetë dhe peripecitë e njëpasnjëshme më forcuan dhe më bënë t’i njoh njerëzit që më rrethojnë, madje u rrita dhe njoha edhe veten, pasi kishte raste që unë s’e njihja si të tillë.

Cilët janë bashkëpunëtorët që kanë realizuar dy videoklipet e tu?

Në kengën “Jam Arbnore”,është tekst i Agim Doçit, muzikë dhe kompozim nga Edmond Zhulali. Kënga “Asnjëher딝, tekst Rozana Radi, kompozimi dhe muzika nga Gramoz Kozeli &De_Vox, ndërsa kënga “Mos më torturo”,vjen si bashkëpunim i Muzikal-TV, tekst Vojsava Aliaj, muzika dhe orkestrimi nga Vani Rushiti &Xhulio Imeri… Dua të shtoj se në këtë këngë kam gjetur mjaft mirë veten time.

Bona pas suksesit që korre në dy klipet e para ketë herë vjen me një duet me këngëtarin Valentino Mitaj me këngën “E bukur “Pse ky titull?

Po se kohët e fundit i këndohet sexseve si dickaje të bukurPastaj e bukur nuk është ajo e bukura por e bukur është ajo që duket e bukur për sytë tanë

Ideja e kujt ishte për ktë bashkëpunim ?

Ishte një i de e kolegut tim Valentinos i cili është dhe autori i teksit ,por që mirëprita me kënaqësi. Ku me thënë të drejtën jam e lumtur që e bëme ketë bashkëpunim pasi kënga është pritur mjaft mirë .

Cila është dashuria jote më e madhe?

valbona peraj2Jeta e njeriut është e mbushur me dashuri të ndryshme që na japin gëzime apo zhgënjime, por dashuria për të cilën unë jetoj dhe marr frymëzim, është biri im i shtrenjtë, Albo. Kur filloj e flas për të, rrëmbehem, pasi ai është motivi i jetës time dhe arsyeja e rikthimit tim në botën e artit. E përsa i përket dashurive që nuk zëvendësohen, është ajo që marrim nga prindërit tanë.

Si nis dita e Valbona Perajt?

Duke vrapuar, duke vrapuar… Zgjohem herët, bëj gati djalin për kopsht dhe veten time për në punë, pasi dhe vonesat në punë shteti janë kthyer në pretekste ordinere për të të larguar nga puna. Ndoshta lëviz edhe për detyrat ku na çon puna, sipas rastit. Pasditeve mundohem t’i kushtohem djalit dhe fundjavave përgjithësisht jam me angazhime artistike.

A do të kemi më surpriza për momentin nga Valbona Peraj?

Po, madje dhe shumë shpejt. Kam disa oferta për bashkëpunim, kam zgjedhur njërën prej tyre dhe shumë shpejt do e shihni në ekran. Përvec kësaj, pas disa ditësh nisem për një turne në Australi me këngëtarin e mirënjohur dhe njëkohësisht patriotin tim, Frederik Ndoci, më pas në USA në “Sofrën e Shqipes” me artistët më të mirë në trojet shqipfolëse. Të tjerat le t’ia lemë kohës

Share: