Home KRYESORE Vokshi: Mjaft me propagande, duhen institucione qe japin zgjidhje.

Vokshi: Mjaft me propagande, duhen institucione qe japin zgjidhje.

Deputetja e partisë demokratike Albana Vokshi reagon pas konferencës se radhës te qeverise “Rama” ku moderonin ministri i Cështjeve sociale dhe ai i Drejtësisë folën dhe ku flitej për një dokument strategjik për mbrojtjen e fëmijëve të dhunuar… – Por deri kur do manipulohet publiku? deri kur do bëhen konferenca e takime , deri kur do kur flitet, te behet propagande pa fund ndërkohë që realiteti këlthet..” pyet Vokshi ne nje status te saj publik ne rrjetin social te Facebook.

“Janë rreth 100 mije fëmije qe jetojnë ne nivele ekstreme varfërie, jane rreth 50 mijë fëmijë armata e rrugës, cdo ditë të ekspozuar nga trafikantët dhuna, mashtrimi, abuzimi… Janë me mijëra fëmijë që nuk ngopin barkun me bukë dhe detyrohen të shesin e të punojnë rrugëve, pa patur mundësi të ndjekin shkollën. Deri kur me projekte , letra e strategji dhe jo si institucione që japin zgjidhje??” – vazhdon deputetja Vokshi duke shfrytezuar rastin per te bere thirrje per pjesemarrje ne protesten e se enjtes.

Ne fakt, nuk ka dite qe opinioni te mos ndjeke nga ekranet e televizorit një konference te ngjashme pavarësisht se me tema dhe problematika te ndryshme, aq sa duket sikur qeveria punon me shume ne konferenca dhe teori se sa praktike pranë interesit dhe zgjidhjeve reale te nevojave te publikut.

Share: