Nga Sali Berisha
Xhelatet i dekorove Edvin, vetem e vetem se je biri i xhelat Kristaq Rames dhe nip i superxhelat Spiro Kolekes,…
Xhelatet nuk i dekorove se te shtyu apo te tha Sali Berisha por i dekorove ne nderim te babait tend biologjik, xhelatit Kristaq Rama, qe ne agun e renies se murit te Berlinit firmoste se bashku me diktatorin Ramiz Alia varjen ne sheshin publik te poetit disident Havzi Nela dhe ekzekutimin e sa e sa shqiptareve te pafajshem, dergohej si perfaqesues i Nexhmijes tek familja Popa
Xhelatet e diktatures komuniste nuk i dekorove se te gaboi Sali Berisha por i dekorove ne nderim te dajos tend (xhaxhait te nenes tende) superxhelatit dhe persekutorit kryesor te inteligjences shqiptare, Spiro Koleka, i cili ne ditet e dhjetorit 1990, ne kohen qe te kishte derguar ne Korfuz, kerkonte te na fuste tanket ne levizjen studentore!
Xhelatet nuk i dekorove se te tha Sali Berisha por i dekorove si deshmi e urrejtjes tende ndaj viktimave te babait tend xhelat dhe dajos superxhelat! Ti nuk kerkove kurre ndjese bashkeshortes dhe familjes se poetit Havzi Nela dhe viktimave te tjera qe u ekzekutuan me firmen e babait tend, sepse ty urrejtja aterore ndaj tyre nuk te lejon.
Sot ti i kerkove ndjese Prof. Sajmir Repishtit per dekorimin e xhelatit te tij por kete e bere nga urrejtja e madhe qe ke mbjellur ne mbare vendin, qe pe me syte e tu dhe ndjeve ne tere qenien tende ne uraganin e protestes se 8 dhjetorit.
Ndjesa jote pas uraganit te urrejtjes ndaj teje, qe vershoi dhe çau rruget dhe sheshet e Tiranes, eshte thjeshte hipokrizia e frikacakut qe nuk di ku te futet.
Ti shan dhe bertet sot si nje skizofren i vertet, po harrove ti bir xhelati se sapo erdhe ne pushtet shperndave krenarish me 29 nentor te vitit 2015 ne mbare boten, ne Facebookun tend si shenje nderimi fotot e diktatorit me barbar te Europes se Pasluftes, Hitlerit te shqiptareve, Enver Hoxhes
Se fundi, si njeriu i sfazuar dhe i pamjekuar bertet dhe permend ligjin e veteraneve te vitit 1994 por i tmerruar nga krimi i shemtuar qe ke bere harron se Nexhmies dhe atyre dhe te tjereve xhelat si ajo, miq te familjes tende, Berisha nuk iu dha dekorata por u beri ligjin per denimin e genocidit komunist dhe krimeve kunder njerezimit bazuar ne te cilin, 73 prej tyre u denuan se bashku me Nexhmien tende si xhelate per genocid dhe krime kunder njerezimit. Kurse ti ne Partine tende iu dhe pafajesine dhe tani dekoratat.
Diten e entje, shqiptare nga te kater anet e vendit, ne proteste kunder rregjimit te bandave dhe banditeve me ne krye Edi Ramen!