Policia në Mynih u detyrua të evakuojë dy stacione të mëdha hekurudhore, pasi një agjenci e inteligjencës paralajmëroi se Gjermania mund të jetë subjekt sulmi nga terroristet e Shtetit Islamik.
Ministri i Brendshëm i Bavarisë tha se autoritetet kanë siguruar informacion se kamikazët e Shtetit Islamik mund të shënjestrojnë stacionin qendror ose stacionin Pasing.
Të dy stacionet janë rihapur.
Qytetet në mbarë Europën ishin në nivele të larta të alarmit për shkak të frikës nga ndonjë sulm i mundshëm gjatë festimeve të Vitit të Ri. Pak përpara mesnatës, policia në Mynih paralajmëroi njerëzit që të shmangin turmat. Pesë deri në shtatë militantë do kryenin sulmin në Mynih. Ka informacione se kjo e dhënë është siguruar nga inteligjenca franceze.
Ne fakt, sot me date 1 janar 2016 nuk kemi lajme te zeza. Urojme ne eficencen e sherbimeve inteligjente dhe te rruget e komunikimit midis boteve te ndryshme qe terrori te mbese i vetem. Keshtu mund te fitohet ndaj tyre.