Nga Mirela Cela Jorgo
Kjo eshte pyetja e pare dhe me themeltare qe shume nga ne e marim si te fituar me lindjen, kur ne fakt nuk eshte ashtu.Shqiptaret mund te therrasin njeri-tjetrin pa te keq me emerime krahinash, si vlonjat, permetar, kuksian, tirans, kosovar, shkupjan por keto nuk ngrihen ne baze “identitetesh” ngrihen ne baze krahinash.
Familja eshte ajo qe mbjell e ndihmon te zere rrenje ndjenja kombetare ne shpirtin e mendjen e femijeve te vet. Kete e ben ne nje menyre shume indirekte dhe gati te pavetedijshme. Nena i meson femijes shqip; baba dhe roli i tij ne familje eshte imazhi qe femija mbart gjate gjithe jetes se tij, gjyshi me gojedhenat e historite e tij i ngjall femijes ndjenjen e krenarise dhe sakrifices; gjyshja me dhembshurine dhe perkushtimin e saj zgjon tek femija ndjenjen e dashurise se pakushtezuar per popullin tend.Nese deri me lart ndjenja kombetare ishte e mbarsue me plot idealizem, femija i rritur tashme duhet te perballet me realitetin e popullit te tij. Ky realitet mund te jete krejt depresionues, i pashprese dhe shpesh njerezit arrijne deri ne nje krize identiteti ku fajesojne vetveten. Mirepo brezat e rinj jane gjithmone me te gatshem dhe me energjike per te mos pranuar realitete te tilla, por te perpiqen ti ndryshojne ato duke ofruar vizione te reja qe ne vetevete jane nje realitet i ri ndryshe. Ne kete pike secili nga ne ka nje njohje te plote te atij realiteti qe e rrethon. Kjo na revolton, na deshperon, na depresionon, por ky eshte realiteti yne. Mentaliteti aktual shqiptar.
Egziston nje mentalitet bolshevik ne lidhje me vleresimin e ndjenjes kombetare tek ne shqiptaret. Ky mentalitet manifestohet ne nje forme agresive nga njerez te papergjegjshem te cilet: pretendojne te jene zedhenes te veteshpallur te ceshtjes kombetare, edhe pse ne arteriet e tyre nuk rrjedh gjak shqiptari.ka individe apo grupime qe perpiqen te marrin persiper edhe clirimin e trojeve shqiptare, sic beri dikur Enver Hoxha ne 1944. Kjo ben qe ne te na degjojne veshet e te na shohin syte e degjojne veshet atentate dhe vellavrasje te njerezve me te perkushtuar ndaj ceshtjes kombetare.
Ka njerez qe mundohen ti veshin ngjyrime fetare ceshtjes kombetare duke sulmuar figurat e njeres fe ne Shqiperi, me shprese se ne kete menyre ai qe sulmon te ndihet me “shqiptar”. Kjo eshte fryme anti-shqiptare.Sot shqiptaret kujtojne se ceshtja kombetare eshte ne duart e politikaneve, dhe zgjidhjen e problemeve e shohin vetem ne rruge politike. Egziston mendimi se ne menyre qe te sjellesh ndryshim ne nje shoqeri, duhet te jesh njeri i zgjedhur politikan, komandat ushtrie, president etj. Ky eshte mentalitet i gabuar per mua.Ajo qe me shqeteson se tepermi ne te qenit shqiptar eshte se ne, pavaresisht nga fakti se e duam Shqiperine, dalengadale po fillojme te humbasim mitin e shqiptarit, ate qe eshte me e rendesishme ne ekzistencen e nje kombi, shume here me e rendesishme se gjaku, gjuha, etj etj elemente keto perberese te nje shteti: ne po humbasim deshiren per te jetuar ne bashkesi ne kete vend.Pse e them kete?!Sepse ajo qe deri dikur quhej vlere : te pershendesje banoret e pallatit, sot quhet antivlere dhe madje provokim (pse me foli kjo mua?) Sepse ngjitur me pallatin tim eshte nje vile superlluksoze dhe prane saj eshte vendi i plehrave ku shumicen e tyre e perbejne qente e ngordhur; pas saj nje rruge e mundimshme plot gropa qe te con gjoja ne rruge kryesore!!!!
Sepse deri dje ne qender dhe sot ende ne periferi u shkaterrua gjithcka qe ishte publike dhe gjithesecili demtonte sa mundte dhe trotuari ishte prone private e atij qe kishte dyqanin apo kiosken.
Sepse deri dje prinderit e mi degjonin sazet e Laver Bariut, kurse mua sot me duhet te degjoj gjithe percudnimet komerciale te BBF-se.
Sepse deri dje prinderit e mi lexonin kolloset e letersise, kurse sot neper librari ka vetem libra boshe te Daniele Steel.
Sepse deri dje une degjoja rrefimet e gjyshes time dhe endesha neper boten e kombit tim, kurse sot, femijet e mi shohin harry potterin e tomin e xherrin madje dhe Palomat e telenovelave.
Sepse deri dje moshataret e mia qendisnin dhe punonin mrekullisht me grep kurse sot duhet te terbohen ne trafikun e cmendur te Tiranes dhe ne bilbilin barbar te policeve.
Ne fakt ka shume sepse, nje shumesi e pafundme sepsesh qe te gjitha perfundojne me trishtim ne fytyre.
Gjithesesi, deshiroj te them se une ndihem shume mire nen emrin shqiptare. E dua kete vend dhe keta njerez dhe historine dhe traditen ( qe nuk ka fare lidhje me ballkanasit , vdes per muziken qe kemi dhe per larmine e natyres, e dua qiellin blu dhe rete e bardha bashke me diellin. E dua dhe fjalen miremengjes te thene ne shqip…