Home KRYESORE Cilesia e shkollave doktorale nuk matet me numrin e wc!

Cilesia e shkollave doktorale nuk matet me numrin e wc!

Nga Artan Fuga

Në vend të kritereve krejt absUrde për vlerësimin e shkollave doktorale, sasiore dhe krejt pa ndikim në cilësinë e tyre, ka nevojë për kritere të vërtetë përpara sesa shkollat doktorale të hapen apo të akreditohen ose vlerësohen :

1. Sa doktoratura drejtohen nga profesorë që nuk kanë asnjë diplomë ose punim shkencor në fushën ku drejtojnë doktorata?

2. Sa antarë jurie nuk kanë asnjë diplomë apo punim shkencore në fushën specifike ku mbrohet doktorata?

3. Sa vëlime me libra ka biblioteka nga literatura më e mirë në fushën ku mbrohen doktoratat?

4. Sa doktorata janë botuar si libra nga ente botuese jashtë agjencisë ku mbrohet doktorata?

5. Sa punime shkencore dhe artikuj shkencorë nga fusha ku mbrohet doktorata janë botuar në revista shkencore të specializuara në fushën ku mbrohet doktorata, jashtë agjencisë ku ajo integrohet?

6. Sa doktorata janë kthyer në botime që rekomandohen për studentët që studjojnë në agjencitë ku mbrohet doktorata?

7. Sa porosi për kërkim shkencor apo për ekspertizë nga agjenci të treta, vendase apo të huaja, kanë doktorantët nga fusha ku janë doktoruar apo doktorohen?

8. Sa e kanë zhvilluar kërkimin në fushën e tyre doktorantët pasi kanë mbrojtur doktoraturën?

9. Sa poste pune në bibliotekat e agjencisë, në zyrat e agjencisë, me kompjutera, etj., kanë agjencitë të personalizuara dhe specifikuara për doktorantët që kanë marrë në ngarkim?

10. Sa bëjnë pjesë doktorantët në projekte të tjera kërkimi shkencor të agjencisë ku janë atashuar si doktorantë?

11. Sa doktorantë punojnë profesionalisht në jetën e tyre të përditshme në fusha që mbulohen nga spektri i objektit të kërkimit shkencor të doktoratës të tyre?

12. Ku janë prioritetet e shtetit për temat e kërkimit shkencor? Si mund të bëhet pa to?

13. Sa punime doktorature janë botuar nga agjenci shkencore të huaja?

14. Sa marrin pjesë drejtuesit shkencorë të doktoraturave dhe doktorantët në programe ndërkombëtare kërkimi shkencore ose mësimdhënieje?

—————-

Dhe pastaj shihni tmerrin e masivizimit të doktoraturave që nuk është veçse një sabotim me qëllime fitimi i kulturës dhe i shkencës shqiptare, si edhe një rrëzim i gjithë hierarkisë të vlerave të shoqërisë.

Share: