Home KRYESORE Debati Berisha – Bushati sipas meje

Debati Berisha – Bushati sipas meje

BERISHA PRET GAZETARET - Kryeministri Sali Berisha, gazetaret Lorenc Vangjeli, Blendi Fevziu dhe Andi Bushati, gjate nje pritje koktej per gazetar봬 botuesit e drejtuesit e medias n렶end, per te shprehur vleresimet per kontributin e tyre gjate vitit te kaluar dhe per te uruar fillimin e vitit 2012.

Nga Saimir Kola

Andi Bushati ne editorialin kunder Berishes ne te vertete nuk thoshte asgje kunder Berishes. Une kuptova vetem nje gje, qe socialistet apo komunistet e atehershem, ne qe kemi ardhur ne Tirane na kane cilesuar gjithnje njesoj, alpine me valixhe druri.

Pra edhe babai i Bushatit dje, edhe Rama sot njesoj na kane trajtuar. Sa per vete Bushatin, eshte thjeshte nje gazetar sic e cileson ai veten e tij dhe per kete ka nje bravo te madhe. Njerez te tille dallohen shume kollaj kur dalin nga vetja, por ne gjithe historine e tij si gazetar, te rralla jane rastet kur ai ka dale nga vetja.

A kane faj djemte dhe vajzat per baballeret apo nenat e tyre? Sigurisht qe jo. Keta femije jane mesuar me ate rreth shoqeror, jane rritur me ate ambjent dhe kurresesi nuk mund ti fajesojme per kete.

Une e fajesoj sot Andi Bushatin nese ai vete ka ende nje koncept te tille, qe ne qe kemi ardhur ne Tirane jemi njerez me trasta druri. Nese ai levizjen e lire te njerezve e koncepton ende si te tille, ky nuk eshte me faj i askujt, vecse i tij.

Te kesh lindur e rritur ne bllok do te thote se ke pasur nje arsye qe je aty, dhe ajo arsye nuk eshte ne asnje rast e paster moralisht. Kjo eshte po aq e vertete se nje dhe nje nje bejne dy. Te kesh lindur kudo tjeter nuk ka asnje arsye tjeter vec fatit.

Une nuk jam aspak krenar qe jam ne Tirane, po aq mire ndoshta me mire do jetoja edhe diku tjeter. Ndaj nuk e konceptoj dot se vendosja ne Tirane eshte kalim ylberi, si te thuash qe une ne Rreshen isha nje cope injoranti dhe sapo erdha ne Tirane mora titullin njeri. Kush mendon keshtu une e cilesoj nje “cope mishi me dy sy”!

Por sa te drejte ka Berisha qe kundervihet? Mero Baze flet nga antena e tij sikur i di te gjitha shkaqet. Disa edhe duan ta interpretojne Berishen sipas qejfit te tyre. Berisha per mendim tim nuk flet per Fevziun, se ketu fillon e gjitha, por si konkluzion i emisionit.

Edhe une nuk jam aspak i kenaqur ne ate cfare ndodh prej disa kohesh ne ate emision, madje mendoj qe audienca e tij nuk eshte si me pare.

Blendi Fevziu sigurisht qe nuk mban pergjegjesi per ate qe thone te ftuarit, por per dicka tjeter po, per te ftuarit. Nuk mund te na diktohen te njejtet njerez te na japin qendrime per gjithcka qe nga filozofia, politika, gatimi e deri tek breket qe duhet te veshim.

Une sapo shikoj te ftuarit nderroj kanal, sepse e di cfare mendojne, i kemi mesuar permendesh. E them hapur, jane njerez mendjengushte pa nivel dhe nuk e konceptojne dot as biseden e as debatin.

Nuk jemi budallenj as te mos kuptojme qe ne nje interviste po behet coke apo po sulmohet. Kaq e dime, sepse Fevziu, sikunder Bushati, na kane treguar se dine te bejne gazetari.

Ne kete kendveshtrim mendoj se ish kryeministri ka te drejte. Nuk duhet te harrojme nje gje, opinioni, eshte paradhoma e politikes ne Shqiperi, ne kuptimin, qe nese politikanet aty trajtohen si ne nje “hard talk”, po deshtove aty, ke deshtuar para 3 milion shikuesve dhe nuk ke me shance.

Ndaj mendoj se ne ate emision duhet kthyer dicka nga e shkuara e tij. Ky eshte mendimi im per kete emision, qe per tre puntata une e cilesoj te deshtuar para disa njerezve qe i dine tre gjera me shume se shumica e njerezve ne katundin tone.

Por mendoj se ne ate emision po teprohet me disa personazhe qe e marrin cdo gje personale. Emisioni ka mbaru kur nje analist thote armiku i ketij vendi eshte Berisha e tjetri thote Rama. Ky nuk eshte me analist dhe nuk mendoj se ky ka me vend aty.

Share: