Home KRYESORE Disa vleresime mbi Skenderbeun, heroin tone kombetar

Disa vleresime mbi Skenderbeun, heroin tone kombetar

Nga Ilir Kulla

Sot eshte ditelindja e Skenderbeut heroit tone kombetar. Megjithate, ka disa te verteta historike te cilat me pathos nacionalist ne i kemi shtremberuar.

Se pari Skenderbeu ishte femije i njerit nder fiseve arberore te kohes, fis relativisht i vogel dhe i parendesishem. Nena e Skenderbeut ishte sllave por as kjo s’ka pse te na kompleksoje, sllavet e asaj kohe aty ku sot eshte Gostivari nuk kishin lidhje me ate qe jane serbet e sotshem apo maqedonasit e sotshem.

Skenderbeu lindi i krishtere katolik i ritit lindor, pra ata qe ne njohim si uniate dhe me nene orthodokse, u rrit si musliman dhe vdiq si katholik Kalores mbrojtes i Krishterimit dhe mbrojtes i Vatikanit.

Skenderbeu nuk ishte kurre mbret i Arberit dhe Arberia nuk ishte mbreteri. Lidhja e Lezhes ishte nje perpjekje e sukseshme per te bere bashke princerit me te medhenj arberore dhe per ti bashkuar ata ne nen-ndarjet dhe interesat e tyre nen kuroren e Mbreterise se Napolit dhe Papes.

Skenderbeu ishte me shume politikan i talentuar sesa ushtarak i talentuar por, ai si ushtarak ishte strateg. Skenderbeu per here te pare hodhi bazat e nje shteti te ardhshem me diplomaci, ushtri dhe sherbim sekret.

Skenderbeu beri te mundur te ruante fronin e Mbretit te Napolit me bekimin e Papes kur ndodhi tranzicioni mes Ferdinandit dhe Alfonsit te Napolit.

Ai me ushtrine e tij vendosi rregull dhe autoritetin e Mbreterise se Napolit nga Pulja deri ne Sicili. Per kete arsye atij ju dhane ne dhurate shume toka dhe keshtjella nga Barleta e Basilicata e deri ne Kalabri e Sicili. Ai u prit me nderime te medha ne Raguza ( Dubrovnik) etj.

Por megjithate ideja e nje shteti komb shqiptar lind shume me vone dhe ndoshta disa merita me shume per kete ka Ali Pashe Tepelena sesa Skenderbeu.

Gjithesesi ditlindja e Skenderbeut koincidon edhe me ditlindjen e njeriut qe per here te pare u mundua ti beje bashke fiset arberore ne nje forme shteti, ndonese duke i pare sa te ndare dhe percare jane sot shqiptaret  kuptohet qarte sesa te veshtire e ka patur ai nga Kuvendi i Lezhes dhe te tjeret sot…

Share: