Home KRYESORE Donald Lu-Mjeshter i Diplomacise Publike

Donald Lu-Mjeshter i Diplomacise Publike

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Diplomacia publike eshte nje nga fenomenet e diplomacise bashkekohore.

Ne nivele kombetare diplomacia publike ka lindur e zhvilluar ne sistemin demokratik. Ne nivele nderkombetare diplomacia publike mbeshtetet dhe zhvillohet nga perfaqesuesit e teorise se paqes democratike, pra ne hapsirat gjeopolitike Perendimore dhe ne aleatet e saj.

Per here te pare termi “diplomaci publike” u perdor ne “The times” ne fund te shekullit 19-te. Ne perfundim te Luftes se Pare Boterore, Presidenti Amerikan W. Wilson shpalosi doktrinen e politikes se jashtme te hapur ndaj publikut boteror. Politika e jashtme, diplomacia, negociatat dhe cdo akt juridik nderkombetar u hapen ndaj publikut. Ne kete dimension te ri edhe diplomacia u hap duke lene pas diplomacine konspirative dhe pasojat e saj ne fatet e popujve dhe te mbare njerezimit.

edi rama donald luNe kohet tona diplomacia publike ka lulezuar ne menyren me te suksesshme ne ShBA. Teorikisht Tuft School for Law and Diplomaci dhe Center for Public Diplomaci kane percaktuar definicionin, kane zhvilluar teorite dhe metodat e diplomacise publike. Nderkohe qysh ne vitet ’40 te shekullit 20-te eshte formuar Komiteti i Diplomacise Publike ne Washington, qe eshte bipartisan, dhe qe shpesh ka qene kritik per politiken e jashtme te ShBA.

Duke filluar nga Traktati i Parisit (1951) diplomacia publike zuri vend edhe ne Evropen konservatore. BE e zgjodhi modelin e SHBA si me efikatesin per krijimin e komunikimit politiko diplomatik me qytetaret e Evropes dhe te mbare njerezimit.

Ne thelb diplomacia publike eshte komunikimi i institucioneve diplomatike dhe diplomateve te tyre me opinionin publik nderkombetar me qellim qe te realizojne qellimet e politikes se jashtme te shtetit apo organizates se vet nepermjet influencimit te opinionit publik, i cili me idete, nevojat dhe deshirat e tij ndikon mbi politike-beresit.

Modeli me i mire i ushtrimit te diplomacise publike qe shohim aktualisht ne Shqiperi eshte veprimtaria e Ambasadorit te ShBA, Donald Lu. Mund te themi se Donald Lu eshte mjeshter i diplomacise publike. Si e realizon Ai kete?

1. Duke perdorur diplomacine publike, pra komunikimin publik, Donald Lu ka sensibilizuar opinionin publik shqiptare per t’i njesuar agjendat e politikes shqiptare me ato te interesave publike. Reforma per dekriminalizimin e politikes, reforma ne drejtesi, reforma zgjedhore dhe ajo ne media i atribuohen shume rolit publik te Donald Lu.

lulzim-basha-donald-lu2. Duke perdorur diplomacine publike dhe influencimin e saj mbi politike-berjen shqiptare, Donald Lu ka mobilizuar me shume se asnje diplomat perpara tij aktoret politik kryesore shqiptar drejt zgjidhjeve me kompromis dhe konsesus. Kjo ka dobesuar polarizimin dhe partikularizmin nga skena politike shqiptare.

3. Duke perdorur diplomacine publike, Donald Lu ka gjalleruar aktoret jo-shteteror ne Shqiperi, partite politike, OJF, institutionet edukative, asociacionet, mediat, sipermarresit, opinionistet, analistet dhe individet me ndikim publik. Ai ka krijuar nje mjedis mbeshtetes dhe nxites per shtresen e mesme ne Shqiperi, e cila eshte margjinalizuar gjate viteve te tranzicionit.

4. Duke perdorur diplomacine publike dhe aktoret shtetetor dhe jo shtetetor, Donald Lu po promovon vlerat dhe interesat e SHBA, po i gjeneron ato ne shoqerine shqiptare, duke kontribuar per informim, formim dhe respektim te tyre nga mbare qytetaret shqiptare dhe gjithe aktoret shtetetor dhe jo shtetetor. Me kete Donald Lu po ndikon ne zgjerimin, forcimin dhe pasurimin e marredhenieve shqiptaro-amerikane, jo vetem si marredhenie qeveritare, por parasegjithash si marredhenie njerezore. Kjo celnikos miqesine midis dy vendeve e popujve tane.

5. Per ta bere me te afert, me atraktiv, me njerezor, me te prekshem dhe me te respektueshem komunikimin e tij me opinionin publik shqiptar, Donald Lu preferon te flase me shqiptaret ne gjuhen e tyre, ne shqip. Perdorimi i gjuhes shqipe e ben komunikimin e Ambasadorit te ShBA, Donald Lu nje personalitet, qe si nje ure e fuqishme lidh fort dy vendet e popujt tane nga Evropa ne Atlantik.

lesen bashkurtiKjo eshte fuqia e nje diplomati te madh qe din te luaje rolin e tij nepermjet diplomacise publike. Institucionet tona diplomatike dhe diplomatet shqiptare mund te mesojne nga Donald Lu sesi realizohet ne menyre shume te suksesshme diplomacia publike. Donald Lu eshte mjeshter I kesaj diplomacie.

Share: