Home KRYESORE Dorëheqja e Gruevskit – modeli adapt për qeverinë Mustafa/Thaçi

Dorëheqja e Gruevskit – modeli adapt për qeverinë Mustafa/Thaçi

Përpjekja e një spektri të diplomacisë së Brukselit për ta futur Kosovën në rrethin e shteteve të dështuara ose në dështim e sipër (si rasti i Bosnjës dhe Maqedonisë), e bën më të qartë domosdonë e dorëheqjes së qeverisë Mustafa/Thaçi dhe modelin maqedon si udhërrëfyes adapt për daljen nga kurthi ku po pretendohej të futej Kosova.

Nga Sadri RAMABAJA

Prishitnë, 14 janar – Nesër, më 15 janar, plot 100 ditë para se të mbahen zgjedhjet e parakohshme (24 prill), kryeministri i Maqedonisë, Gruevski, do të bëjë publike dorëheqjen e tij.

Dorëheqja e Nikola Gruevskit po vlerësohet me të drejtë si një akt simbolik, meqë ka gjasa që pikërisht me këtë akt i ipet fund epokës së tij të sundimit dhe kulturës autoritariste të qeverisjes së mbytur nga klientelizmi politik dhe nepotizmi.

Kjo dorëheqje është pjesë e marrëveshjes që i ishte imponuar qeverisë maqedone nga i dërguarri europian, kommisari i BE-së, Johannes Hahn, vitin e kaluar. Ai lëvizi disa herë në relacionet Bruksel-Shkup disa javë rresht në cilësinë e ndërmjetësuesit, në bisedimet me opozitën, që qenë imponuar përmes protestave masive në kundërshtim të politikave autoritare të Gruevskit dhe pas bërjes publike të aferës për përgjimet masive të kundërshtarëve politik. Në fund imponoi qeverinë teknike dhe zgjedhje të parakohëshme si dalje nga kriza politike.

Krahas BE-së, për arritjen e marrëveshjes në fjalë, rol të jashtëzakonshëm kishin edhe SHBA-të. Shih për këtë, edhe vizita e Gruevskit në SHBA dhe takimi i tij të hënën me nënpresidentin amerikan, Joe Biden, në këtë kurs të ri të politikës maqedone, merr konotacione shtesë gjeopolitke.

nikola gruevskiPër SHBA-të mbetet me rëndësi të dorës së parë që Maqedonia të largohet sa më shumë nga çfardo influence e mundshme ruse, që duket se me Zajevin ka gjasa të ndodhë. Në këto rrethana, kur pritet të filloj së vepruari Prokuroria speciale si segment gjithashtu i imponuar, vizita e Gruevskt në Njujork do të mund të cilësohej e sukseshme, nëse ai arrinë të marrë garancione për shpëtimin e lëkurës së vetë. Ndërkaq nëse rifiton partia e tij konservatore nacionaliste, ai duhet të “lidhë kalin ku i thotë zotnia”.

Ky duket se do të jetë modeli i tejkalimit të krizës politike edhe për Kosovën.

Çfardo përpjekje për të shmangur agjendën e rënjes së qeverisë Mustafa-Thaçi dhe rishikimin e marrëveshjeve të imponuara të 25 gushtit 2015, sidomos tashti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, qoftë edhe përmes interpretimeve banale të këtij aktgjykimi, vetëm sa do ta thellojnë krizën politike.

Paralelet mes Maqedonisë dhe Kosovës, respektivisht krizës politike maqedone dhe asaj kosovare, nuk mund të qëndrojnë qind për qind, por ngjashmëritë janë të rëndësisë së veçantë.

Maqedonnia nën udhëheqjen e Gruevskit po rrëshqiste pashmnagshën drejt sferës së interesit gjeopolitik rus, duke i hapur mundësi rikthimit të Rusisë në Ballkan. Aleancat publike dhe të fshehura mes qeverisë së Gruevskit dhe asaj të Vuçiqit, prapa kishin regjisorët e fuqishëm të mendimit gjeopolitik sllav ala Dimitry Rogozin.
Përpjekjet e Gruevskit për të vazhduar kursin balancues mes gjakimit për integrim në strukturat euroatlantike në njërën anë dhe ruajtjes dhe kultivimit të raporteve të mira me Rusinë, në shikim të parë, janë ato që e përdallojnë kursin e qeverisë Mustafa-Thaçi nga ajo e Gruevskit. Por, ky përdallim është bukur sipërfaqësor, meqë qeverisja e që të dy qeverive ishte tërësishtautoritare, e tipit lindor,

Përmes marrëveshjeve të 25 gushtit edhe Kosova po rrëshqiste me shpejtësi marramendëse drejt modelit boshnjak, duke e shndërruar Zajednicën në “Republika Serbska” në Kosovë. Po të heshtëte opozita, shndërrimi i Kosovës në një kuazi-shtet, respektivisht në një Republikë të dështuar, do të ishte çështje e kryer.
Përpjekja e një spektri të diplomacisë së Brukselit për ta futur Kosovën në rrethin e shteteve të dështuara ose në dështim e sipër (si rasti i Bosnjës dhe Maqedonisë), e bën më të qartë domosdonë e dorëheqjes së qeverisë Mustafa/Thaçi dhe modelin maqedon si udhrrëfyes adapt për daljen nga kurthi ku po pretendohej të futej Kosova.

Por, paralelet bëhen edhe më të qarta nëse analizohet terreni andergraund i veprimit, meqë si njëra edhe pala tjetër, mbetjen në pushtet e kanë të garantuar vetëm nëse vazhdojnë të koketojnë me Beogradin dhe nëse arrijnë të bindin aleatët perendimor se janë ata të vetmit gardian të stabilitetit në Ballkan!

mustafa thaciPas protestës masive të 9 janarit, kush do të jetë diplomati europian që do t’i imponohet qeverisë Mustafa/Thaçi si i dërguar i Brukselit, duket se është jo edhe aq e rëndësishme, por, fakti se po shkojmë drejt këtij kursi, i bën paralelet e tërhequra mes qeverisë Gruevski dhe asaj Mustafa/Thaçi edhe më të qarta.

Në Kosovë tashmë shumica e kanë të qartë se ku vazhdon të fshihet djalli. Ata nuk e ngatërrojnë përfundimin e tyre me atë të studjueses së biblës, Adela Collins, tek pohon se ai struket mu në kërthizën e Berlinit, megjithëse e kanë të qartë se marrëveshjet e 25 gushtit janë produkt i përplasjeve gjeopolitike mes Berlinit e Moskës. Pavarësisht kësaj, shqiptarët më me dëshirë vazhdojnë të përvetësojnë mesazhin e përrallës së famshme të vëllezërve Grim ”žDjalli me tri flokët e arta”. Vetëm guximi dhe angazhimi na shpjejnë drejt qëllimit.

Share: