Home KRYESORE JAM ME AMBASADORIN DONALD LU! BASHKOHU DHE TI ME NE!

JAM ME AMBASADORIN DONALD LU! BASHKOHU DHE TI ME NE!

Kohët e fundit ambasadori amerikan në Tiranë z. Donald Lu ka qenë shumë aktiv në denoncimin publik të korrupsionit si fenomen dhe të korruptuarve në administratën shtetërore dhe në institucionet publike.

Ambasadori ka treguar çfarë duhet të bëjnë shqiptarët për të shporrur korrupsionin dhe të largojnë të korruptuarit nga jeta e tyre.Thjeshtë dhe qartë ai ka thënë,se unë ,ti, tre milionë shqiptarë duhet ti vihemi të korruptuarve dhe po të jetë nevoja të krijojmë Partinë antikorupsion.

Le të fillojmë në mënyrë virtuale këtë lëvizje që po të jetë e sukseseshme do ndryshojë të tashmen dhe të ardhmen e Atdheut.Le ta përcjellim këtë mesazh nëpërmjet internetit,tek të gjithë ata që duan një Shqipëri ndryshe.

Thjesht një klikim, një “Like” dhe pohimi “Edhe unë jam me Ju”- janë të mjaftushëm për t’i prishur qetësinë “Përfaqësuesve të njeriut te ri”që na la diktatura nëpër këmbë.Le të tregojmë respekt për veten tonë,mjaft i toleruam në paftyrësinë e tyre.

Le të bëhemi shumicë qoftë edhe virtualisht dhe Shqipëria do të ndryshojë.Bashkou edhe Ti me ne!
Ndaje këtë mesazh me shokët dhe miqtë e Tu!
Eshtë detyrë.Atdheu thërret bijtë e vet ta shpëtojnë nga erozioni i korrupsionit.Vepro sot,nesër do jetë vonë!

Lek Mirakaj, Nju Jork
Ahmet Hoti, Nju Jork
Sokol Kupi, Nju Jork
Alfons Grishaj, Michigan
Ilir Levonja, Florida
Dr. Skënder Murtezani, Nju Jork
Dalip Greca, Nju Jork

Nju Jork, 14 Janar 2016

Share: