Home KRYESORE Filmi “Shok” nominohet per Oscar

Filmi “Shok” nominohet per Oscar

Sapo është publikuar lista finale e nominimeve për çmimet “Oscar”, ku ashtu siç pritej, bashkëprodhimi Kosovë-Angli, rezulton mes 5 konkurentëve në kategorinë ”˜Best Live Action Short Film’ në edicionin e 88-të të Academy Awards.

Filmi “Shok” është i vendosur gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kohë kur vendi ishte nën pushtimin e Serbisë. Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy fëmijëve të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.

“Shok” është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës me producent Eshref Durmishi dhe Harvey Ascott. Kjo është arritja më e madhe e kinematografisë kosovare, finalizimi me sukses i të cilës, mbetet për t’u parë më 28 shkurt.

Share: