Home KRYESORE Duhet te lejojme parkingje me detyrim e përcaktim

Duhet te lejojme parkingje me detyrim e përcaktim

Nga Artan Fuga

Nuk ka nevojë fare në rastin e parkingjeve në struktura të larta, të japësh me koncesion për disa dekada a shekuj të mirën publike. Ndërtuesit, të përzgjedhur me ankand, i jepet tokë publike, dhe ai ndërton. Tokë në Tiranë??? Për pallate për ta shit metrin katror sa në Londër a Jeruzalem paska, kurse për ndërtesa shërbimesh e paskan vështirë me gjet. Sa të dush ka. Mjafton që ca karakatina të hidhen në tuç me tritol ndërtues smile emoticon. Tre katet e para mund t’i jepen si kompensim për ndërtimin e parkingut me kusht që atje të ketë hapësira tregtare, ushqimore, restorante, hapësira zbavitjesh, kurse ta zemë dhjetë katet e tjera të jenë për parkingje. Pastaj bashkia ja jep për administrim parkingjet një sipërmarrjeje kolektive me punësim të rinjsh, ku rreth 30 përqind e kapitaleve të jenë të hapura për aksione me kapitale me vlera të arritshme për shtresat e popullsisë. Kështu kemi edhe parkingun, kemi edhe kursimin e parasë publike, kemi edhe punësim, kemi edhe tarifa të kontrollueshme për parkim, si edhe pjesëmarrje të popullsisë në kapitalin financiar që forca publike promovon. Kur këto mundësi janë, por injorohen, pa i ngritur si alternativa, duke na futur në një lojë yçi me detyrim e përcaktim, a nuk kemi të drejtë të shtrojmë pyetjen:
Përse na shpërdoroni taksat që ju japim?

Share: