Home KRYESORE Egoizmi im dhe Z.Rama (2)

Egoizmi im dhe Z.Rama (2)

I nderuar Z. Rama,

Në vitin 2008 prisja fëmijën tim të parë. Gjëja që më bënte përshtypje ishin oborret e shkretuara të shkollave.

Mbolla me mundësitë e mia rreth 100 pemë në oborret e shkollave “Edith Durham”( ish 11 Janari); në shkollën e muzikës “Dëshmorët e liris딝; në gjimnazin “A.Z.Çajupi” dhe në fshatin “SOS”. Nismën e quajta “Kam një pem딝, shkruajtën disa gazeta, revista, televizione. U publikua edhe në web-sitin e Bashkisë që Ju e drejtonit.

I nderuar Z. Kryeministër,

Jo, jo… Nuk e bëra për fëmijën tim, e bëra për egoizëm e asgjë tjetër. Një fëmijë vetëm kur e përqafon trungun e një pemë, ndjen të njëjtën siguri dhe e krahason me përqafimin e prindërve të tij. Pra kisha hallin tim, që ta lija të kuptonte se ka një babë të palëkundshëm në përkatësi, në përkushtim e në përgjegjësi…

Pastaj a e dini çfarë ndodhi, i nderuar?

Ngaqë nuk e ndiqni shtypin, natyrisht nuk e dini! Ndodhi që disa punonjës të Bashkisë, e morën këtë nisëm dhe ua “shitën” juve si të tyren. Hallall ta kenë! Mblodhët lek prej bizneseve të ndryshme dhe mbollët 5200 pemë në Tiranë.

punime parkuPra në thelb, çdo qytetari që ecën në trotuaret e Tiranës ditën me diell, i bën hije egoizmi im i rrënjosur tashmë!
Shënim: I nderuar, ne shqiptarët e diasporës e dashurojmë natyrën me një egoizëm të paparë…

Mirupafshim deri nesër në këtë orë,

Sinqerisht, Ahmet Dursun

Shënim këtu mund te lexoni “Egoizmi im dhe Z.Rama (1)

Share: