Home KRYESORE Ekonomiksi pas koncesionit ose matematika pas çmendurisë

Ekonomiksi pas koncesionit ose matematika pas çmendurisë

Nga Klodian Tomorri

Qeveria ka te drejte!!!!

Formula e koncesionit te TVSH bazohet ne performance. Dmth privati paguhet vetem nese i rrit te ardhurat mbi mesataren historike qe i ka rritur shteti ne 17 vitet e fundit. Dhe kjo eshte e ndershme dhe pa risk per buxhetin. Sipas formules privati merr para vetem nese te ardhurat rriten mbi 11 per qind ne vit.
Por ka nje problem!!!
Shqiperia mbledh te ardhura nga Tatimi mbi Vleren e Shtuar sa 9.1 per qind e Prodhimit Kombetar. Ky eshte nje nga rezultatet me te larta ne Europe. Mesatarja qe mbledhin vendet e BE nga tatimi mbi vleren e shtuar eshte 7.5 per qind.

Ky pra eshte problemi numer 1!!!

Ne mbledhim sakaq 1.6 per qind ndaj PBB me shume se vendet e zhvilluara te BE. Jemi sakaq te taksuar fort ne krahun e konsumit. Qeveria po thote qe une mendoj se ekonomia do te mbaje edhe me shume. Dhe permes koncesionit krijohet nje incentive perverse per te mbledhur me shume aty ku mblidhet sakaq shume. .
Por me cfare eficence do mblidhen te ardhurat shtese??

Ministria e Financave i thote privatit deri ne 11 per qind rritje ti nuk do paguhesh. Pastaj nese platforma jote tenkologjike do i rrise te ardhurat me shume se 11 per qind, per cdo 100 leke shtese mbi kete nivel ti do marresh 90 leke kurse shteti 10 leke.

Ky eshte problemi numer 2!!!

Exess burden ose ne shqip mbibarra tatimore. Mesohet ne ekonomiks bazik. Taksat nuk jane pa dem sepse po te ishte ashtu qeveria do na taksonte pafundesisht. Por per cdo 1 leke shtese qe ajo i merr biznesit dhe individeve si taksa, ekonomia rendohet. Sepse taksat dekurajojne konsumin, punen, investimet dhe ne fund rritjen ekonomike.

Dhe ky eshte absurdi!!!

Qeveria kerkon t’i marre ekonomise para permes taksave duke e renduar dhe keto para jo vetem qe nuk i merr vete ne buxhet per ti rikthyer serish ne formen e rrogave me te larta apo investimeve por ja jep privatit. Dhe ky koncesion mund te krijoje edhe probleme te tjera me vone ne mosrimbursimin e biznesit apo ne perdorimin e praktikave te pandershme ne mbledhjen e taksave.

Ky pra eshte absurdi. Koncesioni takson njerezit, i ben dem ekonomise duke rritur barren dhe ja kalon parate privatit.

Ky eshte ekonomiksi i cmendurise

Share: