Home KRYESORE FMN: Fatura e kompesimit ish pronareve 7 miliarde euro

FMN: Fatura e kompesimit ish pronareve 7 miliarde euro

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka deklaruar se Shqipëria kërcënohet nga një sërë rreziqesh të larta të financiare, ku më kryesori është ai që lidhet me faturën e kompesimit të pronave.

Në një raport të posaçëm për Shqipërinë, FMN tllogarit që pretendimet për kompesimin e ish pronarëve janë sa 70 për qind e Prodhimit Kombëtar, që në vlerë i korrenspondon një shifër prej 7 miliardë euro!

Pak muaj më parë, qeveria aktuale miratoi një ligj të ri për kompesimin e pronarëve dhe sipas ligjit, në dhjetë vitet e ardhshme buxheti do të paguaje 50 miliardë lekë ose 500 milionë dollar si kompesim financiar për pronarët dhe në të njëjtën kohë qeveria do të vendos edhe një fond pronash për kompesim fizik me vlera e të cilave përllogaritet rreth 80 miliardë lekë ose 800 milionë dollarë.

Share: