Forumi per Mbrojtjen e Trashëgimise Kulturore
ALARM qe vjen nga F. Stamati, kimist restaurator, vezhgues i holle i problemeve e patologjive te artefakteve artistike.
Nje nga kishat me te rendesishme te Shqiperise per vjetersine dhe historine e saj, kisha e Shnandojt ne Kepin e Rodonit po degradon perdite. Do te ishte nje nga humbjet me fatale renia e suvase ose degradimi i metejshem i saj, pasi aty ndodhet gjurma e vetme e shqipes arberore te kuqe ne sfond te verdhe e gjetur brenda kufijve te Shqiperise se sotme. Lageshtira po e bren perdite me shpejtesi qe eshte rritur pa mase vitet e fundit. Zoterinjte qe kujdesen per monumentet fatkeqesisht nuk e kuptojne rendesine e ketij monumenti, keshtu qe duhet ngritur nje organizem, qytetar per marrjen nen mbrojtje te monumentit-deshmitar. Puna nuk pret pasi kjo gjurme e drejtperdrejte e Gjergj Kastriotit duhet shpetuar.