Nga Saimir Kola
Ata janë shumë tashmë, janë një klan jo për nga lidhja që mund të kenë me njëri-tjetrin, por për nga mënyra se si veprojnë. Nuk paguajnë asnjë punonjës të tyre prej muajsh, nuk punonësojnë askënd me kontratë të rrëgullt pune. Këta janë pronarët e disa gazetave dhe televizioneve në vendin tone, që prej vitesh i shfytëzojnë gazetarët dhe po prej vitesh nuk i paguajnë, nuk i sigurojnë dhe nuk respektojnë asnjë të drejtë të tyre.
Sot janë tre telëvizione që prej rreth 6 muajsh nuk i paguajnë gazetarët, por janë pothuajse të gjitha gazetat që bëjnë të njëjtën gjë. Kjo jo se nuk kanë, por se nuk duan. Pronari i shtatë kompanive që fiton dhjetra tendera në vit nuk ka si të mos ketë një buxhet prej 500 mijë lekësh të reja për pagat e gazetarëve të tij, ai thjeshtë nuk do tua jape pagën.
Pronari i dhjetra pallateve në Tiranë nuk ka shanse të mos ketë para për të paguar rrogat e 20 gazetarëve dhe operatorëve, ai thjeshtë nuk do. Ky është realiteti. Në këtë shkrim më lart trajtova vetëm dy lloj pronarësh media. Po ka edhe më keq akoma. Ka edhe nga ata që, mirë që nuk pagujnë, po punën investigative të gazetarit e shfrytëzojnë për shantazhet e veta, pronari merr përfitimin e tij, gazetari flaket në rrugë dhe veç pagës që prej muajsh nuk i është dhënë, po edhe skandali nuk publikohet.
Kështu funksionojnë disa media në Shqipëri, pas editorialeve të famshëm, qëndrimeve “korrekte”, është një një pronar horr, që i shfrytëzon gazetarët si skllav për shantazhet e tij. Në tavolinat e mëdha ku ky soj pronari davarit shoqninë me çeçe milionëshe për interest e tij, korrupsionin, përfitimin e tenderave, mburr veten me këta gazetarë, me ndonjërin tall edhe menderen me punën e tij, madje shkon deri në atë pikë sa e thotë mes shokësh, “Ai mendonte se po bënte gazetari, unë kisha tjera gjëra në kokë, as gazetarinë nuk bëri dot, as rrogën nuk ia dhashë dhe në fund i thashë mu shporr nga zyra… pas kësaj qesh e gjithë tavolina.
Në një redaksi këtu në Tiranë, pronarja, gruaja e mretit, merr në telefon gazetarin apo gazetaren dhe i urdhëron të ujisin lulet e lokalit. Më pas e nxjerr në terren atë në 12 të natës për të raportuar nga qendra e Tiranës dhe çfarë të raportojë se, ashtu hiç, çfarë të shikojë aty, se ajo është aristokrate, është gruaja e mretit, dhe ky gazetari apo gazetarja, ka 6 muaj pa marrë rrogën, nuk ka kokrrën e lekut në xhep, për me tepër në shtëpinë, të cilën e ka në fund të Tiranës ose në krye të saj, duhet të shkojë në këmbë pas mesnate, urban nuk ka, taksi nuk merr dot se nuk ka para, puna nuk e dërgon dot me makinë e punës.
Tani ky mreti, si thoni ju, bën namim, është njeriu më i përfolur për korrpusion, milionat ia numërojnë kudo, në rrugë, në kafe, në punë, kudo, ndërsa punonjësit e tij nuk kanë bukë të hanë sepse ai nuk i paguan. Dhe numri i punonjësve që ky mreti nuk i ka paguar, ende nuk dihet saktësisht… ja pra media shqiptare. Të mos i fusim të gjithë në një thes… sigurisht që nuk po i fus të gjithë në një thes, thjeshte po përmend rastin që po e degjeneron media në vendin tonë.