Nga Eljan Tanini
Vrasës quhet ai që i nxori në bulevard, ai që i vrau, por edhe ai që u bë shkak për ta. Do më bëni të 3 një pikturë për 21 Janarin?! I thoni perandorit se mund të pikturohet shumë mirë në zyrën e tij, unë e kam parë. Ai e pëlqen edhe Ibrahim Kodrën! Ngjyrat dhe drekën, paguhen nga tullumbaci i shfryrë! Pastaj pikturën e mbaron xhirafa me të tre në zyrën e tij. Andej nga fundi, sërish xhirafa, ka për ta shfaqur pikturën, aty në hollin e katit të parë të shtëpisë së popullit! Mbase ai bën edhe nje seri kollaresh për dhurata ndërkombëtare! Gëzuar 21 Janarin!
Ai që e do turmën, ai që e krijon liderin e kopesë mes tyre me apo pa leje, ka të paktën një shenjë bariu me gjithë përpjekjen e mundit duke mos e lënë atë për ushqim kafshësh të egra.
Unë nuk pashë askënd më 21 Janar të mbronte turmën që nuk e dinte se çfarë donte. Ne mezi kemi dalë në shesh për gjërat tona, e më pas jemi hallakatur duke kuptuar se nuk e kemi mësuar mirë kuptimin e protestës së përbashkët. Po fajtorët? Ne cilin burg janë ata sot? A janë dënuar? Sipas një thesi fjalësh të menduara nëpër ngrehina me beton, mësohet se natyrat e varfra në politikën tonë, e projektuan 21 Janarin mbi  një dehje që duhej ardhur në pushtet me një arsye të vetme: dikush duhet të vdiste e që më pas të bëhej lëmshi prej martiri. Mbase jo aq të vrarë sa njihen me dyshime, të paktën 1 po.
Këtyre 21 janarsave që e organizuan këtë datë, kaq shumë po u pëlqen shija e pushtetit, nga makinat, rojet apo të dalurat e përditshme në TV, i ka bërë shqiptarët të mendojnë se fuqia e pushteteve nuk varet sa arrogancë ke në ekran!
21 Janari është një datë e pastër ku shteti dhe shtetarët të vrasin, madje edhe ata që pretendojnë të jenë më pas në krye, duke përdorur popullin e varfër nga një perandor që shpifjen prej hedhurine e ka nënë, nga një ish tullumbace që helmin e tradhtisë e ka shenjë për të qëndruar andej pas veshëve, por që është mllefi vetë, dhe nga ai ”“ ata që tradhtinë e përdorimit të popullit të varfër, e kishin menduar mbi një masakër ku duheshin larë duart dhe fjalët nga epshi i shenjave të lëna. Tradite për t’u bërë më pas detyrim ardhjesh në pushtet. Nëse nuk do të mendohej kështu për shpirtrat e flakur në bulevard, atëherë ai me ata që i nxorën, pse nuk e sheshuan protestën?! Pse nuk i mbrojtën njerëzit e tyre?! Por kush ka “bythë” ta bëjë këtë gjë në Shqipëri?
Jo vetëm sa herë që e kujtoni 21 Janarin me Lacrimosa, por gjithmonë torta ime e prishur është gati. Tta gjuash atë ne kokat e këtyre që na qeverisin dhe të atyre që ishin, është të thuash: Gëzuar edhe 21 Janarin!