Home KRYESORE Pse nuk japim edhe masturbimin me koncesion?!

Pse nuk japim edhe masturbimin me koncesion?!

Nga Artan Fuga

Cfarë ? Ministri Shkëlqim Cani paska thënëse edhe tvsh, taksat, do t’i mbledhi me një kompani private???

Cfarë ? Ai guxon të zhveshi shtetin nga funksioni më i parë si ai i mbledhjes të taksave???

Nuk është e vërtetë kjo, nuk ka sesi, mos e teproni me hamendjet tuaja në rrjetet sociale që po prishin imazhin e atdheut !!! 🙂

Nuk e besoj kurrë po nuk e dëgjova me veshët e mi. Por, edhe po e dëgjova nuk do ta besoj, do të them se më bëjnë veshët, jam në gjumë dhe shoh ëndërr makthi, ose e kanë droguar…

Nuk e bën këtë ai. Jep dorëheqjen dhe këtë s’e bën.Është i majtë me dinjitet ai…

Se po i hoqëm shtetit edhe funksionin e mbledhjes të taksave, çfarë na duhet më shteti pastaj?

Kështu si po vjen puna, shteti si roje nate, edhe këtë po e tejkalojnë, ne së shpejti do t’u delegojmë kompanive private edhe disa funksione të tjera të njeriut si masturbimin, marrjen frymë, jashtëqitjen, dhe ca të tjera për ata që kanë dashnore!

Share: