Home KRYESORE Gëzuar 21 Janarin me piktura pa hile

Gëzuar 21 Janarin me piktura pa hile

Nga Eljan Tanini

Po vjen 21 Janari, ndërsa unë, hapa ekspozitën e dikujt në katin e parë të Kryeministrisë atje ku është Shtëpia e Popullit.

Kjo nuk është një expo me HILE, me besoni!

Dal shumë i bukur në fotografi, u bëj ndere VETËM shokëve dhe sillem me ta si galerist.

E dua pikturën vetëm për veten time.

Sa për shqiptarët, nuk kam dashur kurrë që ata të mësohen me vepra artistike nga artistët e tjerë.

Edhe kur iki jashtë me takime pune, marr vetëm veprat e mia, nuk i dua dot artistët tanë.

Sepse jam vetëm unë, dhe nuk dua ta marr askund artin pamor Shqiptar.

Estetika ime poltike në pushtet, ngjan e bukur tek të huajt. Jo me të gjitha takimet ndërkombëtare ma mban të hap ekspozita.

Nuk më intereson as Galeria Kombëtare, sepse unë e dua Artin nën pushtetin tim, tim, tim, tiiiiim.

Nuk kam nerva të flas me njerëzit, nuk i dëgjoj dot, madje e them me mburrje: Edhe në zyrën time që ma ka dhënë populli, unë pikturoj. Unë e dua shumë Unë. Gëzuar 21 Janarin me piktura pa hile

Share: