Home KRYESORE Heshtja ndaj Fan Nolit e pafalshme!

Heshtja ndaj Fan Nolit e pafalshme!

Nga Perparim Kabo

6 Janar 1882, Lindi Fan Noli…Sa e thua këtë emër vemendja ngrihet, kujtesa jep materialin e saj arkivor, ndërgjegjia bën bilancet historike, kultura tregon majat ku mbriti, demokracia kërkon fillesat, marrdhëniet me kulturën botrore takojnë një dishepull të tyre me gjak shqiptari e dashuri prej atdhetari, dhe me kulturë prej perëndimori. Sigurisht që në këtë ditë të Kryqit në Ujë…pak ose aspak do kujtohen për Fan Nolin…mbase institucionet që mbajnë emrin e tij si psh një Universitet Publik, porse dëshira për të mos mbajtur mend, për të harruar dhe braktisur çdo gjë është sëmundje e kujtesës sonë institucionale.

Ai ndroi jetë në 1965, pra vitin që shkoi kishte 50 vjetorin…heshtje, asgjë për të, Ministria e Kulturës pushim…po pse xhanëm gjithë ky vullnet negativ, kjo sjellje harbute, ky qëndrim prej snobësh? Ka vetëm një emër “të pakulturuar”!…Imzot të faleminderit për gjith çkeni bërë e keni shkrojtur, e mbi të gjitha për inicimin e Kongresit të Beratit për autoqefalinë e Kishës Orthodokse Shqiptare.

Kohët e fundit jo pa shkak lexove sërish Hamleti shqipëruar nga Ju…kishte ardhur në Shqipëri Theatri Londrës Globus dhe e vuri në skenë…e ja dua të të kujtoj një pjesë nga tragjedia që hapet me deklaratën e Princit kur thotë, “ Danimarka është një burg”…kuptohet se pushteti ishte marrë me tragjedi, dashuria ishte vjedhur me poshtërësi…dhe gjatë zhvillimit të ngjarjeve mos harrojmë atë që thotë Shekspiri në gojë të Hamletit se “pushteti më i fuqishëm është krimibi që na ha të gjithëve kur i shkojmë dheut..” Imzot të lutem një meshë, të lutem thirre një mesh për ne mëkatarët toksorë…!

PK 6 janar 2016

Share: