Home KRYESORE Infarkti i dytë hoxhist!

Infarkti i dytë hoxhist!

Nga Rezart Palluqi

Se sa serioz dhe bindës është sulmi që i ka hapur ambasadori Lu shtetit mafioz shqiptar, këtë le tia lemë së ardhmes. Sidoqoftë, di atë që e dini edhe ju. Se momentalisht, shteti hoxhist është duke përjetuar infarktin e dytë politik. Infarkti i parë ndodhi në vitin 1992. Atëherë, Ramiz Alia i ndihmuar prej doktorit të diktatorit, Berishës, ia normalizoi zemrën bishës hoxhiste duke i rehabilituar të gjithë ish kriminelët komunistë në postet e larta politike, kulturore dhe finaciare. Mbas një cerek shekulli, bisha hoxhiste po përjeton dridhjen e dytë serioze në zemër, jo prej kafshimeve të popullit të vetdijshëm dhe revoltuar. Jo! Infarkti, erdhi prej kafshimeve të ekipit të mafies politike dhe doktorëve të saj.

Ndaj, lind pyetja: A do të dijë edhe këtë herë bisha hoxhiste ta mundë infarktin e dytë në zemër? Shqipëria, ashtu si Greqia, kanë treguar aftësi të jashtzakonshme për t’u mbyllur në guackën e tyre dhe kthejnë kurrizin qytetërimeve modernë, mbas erës sonë.

Mafia shqiptare ka pranuar gjithnjë petkun perëndimor, pra botën e saj materiale, ndërsa botën shqirtërore e ka refuzuar rregullisht. Jo më kot, jeta shpirtërore dhe kulturore në Shqipëri, është xhunglore. Atje majmuni bën inxhinierin e gradacelave, dhe miu i jep udhëzime sigurie maces kur ajo ndodhet në rrezik.

Evropa dhe Amerika, mbas rrëzimit të diktaturës komuniste në Evropën Lindore, u bind, edhe pse mbas 25 viteve, se Ballkani nuk bëhet pa kërrbac kokës. Ndaj, edhe diplomatët perëndimore e hodhën në koshin e plehrave gjuhën e lajleluleve diplomatike, dhe po flasin qartë, lakuriq dhe egër. Ky është një ogur i mirë, por nuk sjell në vetvete suksesin e ëndërruar prej dhjetra shekujve: një Shqipëri të drejtë dhe të kulturuar.

Nuk më mbetet gjë tjetër, vecse të pres me gjak të ngrirë fundin e infarktit të dytë hoxhist. Në Ballkan, Bullgaria, Rumania, Kroacia dhe kohët e fundit edhe Serbia, nuk po e përball dot infakrtin e dyte stalinist, ngaqë atje janë bërë dhjetra arresime në gjirin e krokodilëve stalinistë!

Po Tirana a do ta përballë infarktin? Apo doktori do të na dalë në ekran dhe shpallë ngrodhjen e bishes hoxhiste? Po e ndez nje qiri për ngordhjen e bishës. Uroj që fytyra e saj e zbehtë prej miellit të vdekjes, të vezullojë në flakën e qiriut të sapondezur!

Nëse bisha hoxhiste ringjallet për së dytën herë, atëherë, fytyra ime do të vazhdoje të verdhojë vdekatare në fjollën e zbehtë të qiriut!

Rezart Palluqi
Amsterdam, Janar 2016

Share: