Home KRYESORE Ja shtetet rekorde te perdorimit te internetit

Ja shtetet rekorde te perdorimit te internetit

Instituti i Internetit në Universitetin e Oksfordit ka ndërtuar një hartë te perdorimit te internetit në bazë të të dhënave të vitit 2013, të mbledhura nga Banka Botërore. Harta tregon se Azia ka 1.24 miliardë përdorues, praktikisht pothuajse sa gjysma e përdoruesve që ka e gjithë bota në total.

Kina ka numrin më të madh të përdoruesve, 600 milionë njerëz. Në vendin e dytë renditen SHBA-të me 270 milionë, India me 190 milionë dhe Japonia me 110 milionë.

Harta e mëposhtme është ndërtuar në bazë të numrit absolut të përdoruesve të internetit që ka çdo vend, ndërsa janë ruajtur hartat e shteteve dhe kontinenteve.

Ndarja me ngjyra është bërë në varësi të përqindjes së përdoruesve të internetit në raport me popullsinë në total për secilin vend. Përqindja më e madhe 80-100% shënohet me ngjyrë të kuqe, ndërsa ajo më e vogla 0-20% me ngjyrë bezhë të hapur.

Afrika, me përjashtim të Nigerisë dhe Egjiptit, do të tkurrej ndjeshëm, ndërsa Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe do të bëheshin aq të mëdha, saqë Europa do të ngjante një kontinent i mbipopulluar.

Hartat e vendeve janë ndërtuar me rrathë të vegjël në trajtë pike, ku secili prej tyre përfaqëson afërsisht 470 mijë përdorues interneti./Dita.al

Share: