Home KRYESORE Jemi konceptualisht dhe praktikisht ende në Lindjen sovjetike!

Jemi konceptualisht dhe praktikisht ende në Lindjen sovjetike!

Nga Artan Fuga

Në art dhe kulturë na mbetet punë e madhe për të ikur nga modeli i Zhdanovit. Në arsim punë titanike për të shpëtuar nga modeli i Makarenkos që na ka mbërthyer.
Në gjuhësi dhe politikat ndërkulturore na duhet të ikim nga modeli i Josifit Visarjanoviçit. Në politikë na duhet t’i ikim modelit të Voroshillovit si model akuzash ndaj armiqve të brendshëm dhe të jashtëm. Në respektin ndaj individit na duhet t’i ikim futjes të hundëve ashtu kot te jeta personale e seicilit duke e parë nga brima e çelësit, sipas modelit të Xherxhinskit. Na duhet t’i ikim modelit të Pavllovit në reagimin ndaj problemeve të jetës. Vetëm Buharini mungon. Ende sot në një qytet të madh europian perëndimor ka një bulevard me emrin “Avenuja Bashkimi Sovjetik”. Nuk e di nëse e kanë lënë për nostalgji apo për tallje. Gjithsesi jemi konceptualisht dhe praktikisht ende në Lindjen sovjetike, ndonëse themi se po shkojmë drejt Perëndimit.

Share: