Nga Majlinda Bregu
Lexova draftin e propozuar per ndryshime kushtetuese ne kuader te reformes ne drejtesi, te cilat lidhen me Procesin e Integrimit Europian te Shqiperise.
Me se shumti, vetkufizohem ne komente per fusha ku mendoj se te tjere dine me shume,por, meqenese keto ndryshime kushtetuese te propozuara jane direkt te lidhura me nje proces qe modestisht them se e njoh, dy fjale shkurt.
Menyra se si jane formuluar ndryshimet Kushtetuese te cilat do te hyjne ne fuqi kur Shqiperia te behet vend anetar i BE, eshte aq larg formulimit te sakte sa eshte larg edhe dita kur do te jemi vend anetar.
-Neni 2 i Draftit thote se : “Republika e Shqiperise MERR PJESE ne Bashkimin Europian per te ushtruar bashkerisht me shtetet e tjera anetare te kompetencat shteterore, ne baze te nje marreveshje te ratifikuar nga shumica e anetareve te kuvendit”.
E para: Â Sigurisht qe Shqiperia nuk MERR PJESE ne BE si ai i ftuari ne dasem, por ANETARESOHET ne BE pasi te plotesoje kushtin kryesor, ate te plotesimit te standarteve europiane se brendshmi.
E dyta: 84% e shqiptareve jane pro anetaresimit ne BE dhe te parashikosh me Kushtetute se na u dashka nje marreveshje e ratifikuar nga shumica e anetareve te Kuvendit, pasi vullneti i shqiptareve u dashka perkthyer ne marreveshje, eshte si te thuash ne shtepi duhet te hysh nga oxhaku!!!!
E treta:Â -Parashikon/ propozon gjithashtu se si do te jete zgjedhja e deputeteve shqiptare ne Parlament Europian kur te jemi vend anetar i BE-se.
Ne nje skenar “paturpesisht”optimist, kjo nuk ndodh para 8 vjetesh dhe me nje skenar realist duhen 10 vjet deri sa t’ja mberrijme asaj dite. Kjo, nese nuk ka kushtezime te reja nga ana e Bashkimit Europian, i cili per turp te vet zgjerimin e Europes e ka kthyer ne hije te arsyes mbi te cilen u ngrit Europa e Bashkuar!
Une them se eshte e PAVEND dhe PA KUPTIM fare qe pa caktuar dhe miratuar nje kuader tonin negociues, te cilin qeveria ende se ka kuptuar cdo te thote, te perfshihen ne Kushtetute nene te cilat parashikojne bazen ligjore per nje ngjarje qe do te ndodhe pas 10 vjetesh. Per me teper kur vete Bashkimi Europian eshte krejt i pasigurt ne raport me te ardhmen e vet.
Presidenti i Komisionit Europian Juncker,ka parashikuar nje diskutim te gjere per nje traktat te ri Europian i cili do te shtroje pikepyetje te reja per institucionet e BE-se, menyren e zgjedhjes e perfaqesimit ne to,etj.
Britania e Madhe ka nje referendum kete vit, (perkon me votimin e reformes tone ne drejtesi),gjate te cilit do te votoje nese do te qendroje ne BE apo jo. Dhe sigurisht ajo vote,nuk do te jete pa ndikim per te ardhmen e BE.
Kriza financiare, ajo e sigurise, gjeopolitika, politika e jashtme e papeshe e BE-se, ne pergjithesi nje kaos e humbje konfidence se BE do te jete sic eshte sot dhe qe sic eshte sot nuk mund te funksionoje mire, e bejne te pamundur parashikimin se cdo ndodhe ketu e 10 vjet.
E katerta: Dikush mund te thote ne shprehim vullnetin dhe gadishmerine tone ne Kushtetute per Anetaresimin ne BE.
Dakord, por thuajse te gjitha vendet e anetaresuara qe prej kur nisi Procesi i Stabilizim Asocimit, ndryshimet kushtetuese qe lidhen me anetaresimin i kane votuar ne permbyllje te procesit te negociatave. Ne as e kemi nisur.
Cekia ka votuar ndryshimet ligjore ne 2001 dhe u anetaresua ne 2004, Kroacia ne 2010 dhe u anetaresua ne 2013 e keshtu me radhe.
Pavaresisht idese se Kushtetuta duhet te jete jetegjate, me kalimin e kohes kam bindjen se do te ndryshohet sipas modeleve intelektuale dhe nevojave politike te vendit.
I sotmi mund te jete nje cast i jashtzakonshem per ne dhe jam mese e bindur qe reforma e drejte ne drejtesi eshte rruga te cilen duhet ta pershkojme me patjeter per te mberritur ne BE, por jam gati te ve bast me kedo se kjo reforme do te krijoje vetem nje lumturi te perkohshme mediokre,nese nuk do te jete e qendrueshme dhe nese nuk merr parasysh si ne kete rast ate qe ndodh realisht sot.
Dhe se fundmi nje qartesim per te gjithe ekspertet e reformes kudo qe ndodhen!
Do kishte qene mire qe keto propozime te ishin diskutuar ne Keshillin Kombetar te Integrimit.  Eshte ngritur ne baze te nje ligji i cili percakton qarte se cdo qendrim i Shqiperise lidhur me procesin e Integrimit,duhet te konsultohet! e respektin maksimal per ekspertet, meqe kete radhe gabuan, ne fillim te ketij sesioni parlamentar do t’i ftojme ne Keshill per te diskutuar gjeresisht sa te sigurta jane propozimet me te cilat hapet drafti i reformes ne drejtesi mes klimes se pasigurise se pergjithshme te BE-se.
Majlinda Bregu eshte kryetare e Këshillit Kombëtar te Integrimit