Nga Lisen Bashkurti
Rasti I Kosoves eshte konsideruar kaher si rast “sui generis” dhe gjeti zgjidhje si I tille. Ndersa rasti I Krimese eshte “rast tipik Rus” dhe synohet te kamuflohet si I tille.
Kosova eshte “sui generis” qysh ne backgroundin historik,1913. Asokohe u be nje padrejtesi historike qe perfshiu Kosoven nen Serbi, duke prodhuar nje bashkejese nderetnike konfliktuale per njeqind vjet. Mbreteria Serbo-Kroato-Sllovene nuk normalizoi, por perkeqesoi pozitat e Kosoves dhe te shqiptareve ne gjithe Mbreterine. Jugosllavia e AVNOIT mbas Luftes se Dyte Boterore e drejtuar nga Tuto krijoi nje “kuazi liri” per Kosoven.
Ne fakt, Tito e shperdori Kosoven per ekulibret midis Serbeve dhe Kroato-Slloveneve. Konkretisht per dobesimin e klanit Serb dhe fuqizimim e klanit Kroato-Slloven. Shperberja e Federates e zbuloi teresisht fasaden e Titos. Kosova u rikthye nga Milloshevici ne statusin e kohes se Rankovicit. Ne menyre te vecante mbas Dejtonit, Milloshevici ktheu gjithe strategjine e tij te dhunshme kunder Kosoves. Mohimi I plote I te drejtave njerezore dhe etnike te shqiptareve filloi te shoqerohej me dhune, krime, genocid dhe pastrim etnik biblik.
Konflikti po merrte serish permasa Ballkanike. Faktori Euro-Atlantik nuk mund te tolerante perseritjen e te njejtes politike nga Milloshevici sikunder kishte vepruar ne Slloveni, Kroaci dhe Bosnie&Hercegovine. Faktori Euro-Atlantik ndermori gjithe hapat politik e diplomatik permes OSBE, iniciativave te SHBA, Konferences se Rambujese, por ndeshi ne kundershtimim politik te Milloshevici dhe veprimet e tij te patolerueshme ne terrenin e Kosoves. Vendimi I NATO-s per nderhyrhe ushtarake ajrore mbi Serbi ishte teresisht I imponuar nga politikat dhe veprimet e Milloshevicit.
NATO me nderhyrjen ajrore ndaloi nje genocid masiv mbi Kosoven, parandaloi shtrirjen e nje konflikti te ri ne Ballkan, mbrojti konventat universale te OKB per krimet kunder njerezimit, kunder genocidit dhe pastrimeve etnike. NATO mbrojti vlerat e lirise dhe te demokracise ne hapsiren e vet gjeopolitike dhe hapi rrugen qe keto vlera te behen dominuese ne rendin e ri boteror.
Kosova lindi si rast lokal por u shnderrua ne model boteror I lirise e demokracise mbas Luftes se Ftohte. Mbas nje procesi tranzitiv nen administrim nderkombetar, ne 2008 Kosova shpalli pavaresine. Me pas Gjykata Nderkombetate e Drejtesise dha opinionin e saj interpretimin se pavaresia e Kosoves nuk I binte ndesh parimeve te se drejtes nderkombetare. Kjo rrjedhe historike, politike, diplomatike, strategjike dhe juridike nderkombetate e ben Kosoven “rast unik”. Sic shihet asnje paralele nuk ka ndermjet Kosoves dhe Krimese.