Nga Selim Ibraimi
A do të kemi një “VMRO amerikane” pas takimit të Gruevskit me Biden?! A do të kemi një BDI tjetër?!Për sa i përket qëndrimit të LSDM-së ndaj shqiptarëve kjo dihet.Zaevi nuk arriti të shkojë më larg se ish- paraardhësit e tij. Nikolla Gruevski njoftoi sonte se do të japë dorëheqje 100 ditë para zgjedhjeve të prillit, pra neser ai është gati ta depozitojë atë para Kuvendit.
Strategjia e partive në pushtet për ti respektuar apo jo afatet e Marrëveshjes se Përzhinës jo se është bërë me dëshirën e tash më të ish -partnerëve të dikurshëm qeveritarë, por e gjithë kjo erdhi në një kohë kur Uashingtoni i shtërngoi keq palët në Shkup dhe vetë Gruevskin në D.C. Sipas palëve, pika kryesore e marrëveshjes është plotësuar dhe bashkë me këtë duhet të zgjidhet çështja e listës zgjedhore dhe propaganda mediale e shërbimit televiziv publik duke mos i anëshkaluar reklamat qeveritare.
Prapa rrëzimit të lehtë të Gruevskit qëndron interesimi për të bërë një zonë të pastër amerikane pa sferën ruse në Maqedoni. Partitë shqiptare,nesër pas largimit të kryeministrit, pritet të pësojnë ndërrime radikale në strukturat udhëheqëse. Efekti i largimit të Gruevskit me siguri do të nxjerrë në pah një dinamikë tjetër për partitë aktuale shqiptare para zgjedhjeve.Reputacioni në rënie i partive, rastet e montuara gjyqësore,emri dhe ekonomia do të jenë një ndër tre pikat sfiduese që do të vendosin fatin e partive politike gjatë dhe pas fushatës zgjedhore.
LSDM, përkrahësit e opozitës dhe idealistët janë kundër datës 24 prill.VMRO dhe BDI theksojnë se zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen në afatin e caktuar,sepse kriza mund të thellohet. Për argumentet e fundit, të premten diplomati i lartë i BE-së Johanes Han do të vendosë se si më tej.
Në shtetin e varfër me papunësi mbi 40 % ,me një politikë të polarizuar partiake dhe etnike, Maqedonia ish- Republika Jugosllave, mbetet në zonen speciale të interesit ndërkombetar.
Largimi nga ndikimi rus i vendit ka qenë primare për diplomacinë e diteve të fundit të zhvilluar në Uashington dhe Shkup. Tani se sa e fortë do të jetë VMRO pas ikjes së Gruevskit nga kreu i qeverisë është për tu vështruar. Zyrtarë të lartë të partisë thanë se ai ka shpresa të kandidojë përsëri për kryeministër.A do të kemi një “VMRO amerikane” pas takimit të Gruevskit me Biden?! A do të kemi një BDI tjetër?!
LSDM, në një raport tjetër duhet të bindë elektoratin maqedon se do të bëhet më mirë nese ata e marrin pushtetin.Për sa i përket qëndrimit të LSDM-së ndaj shqiptarëve kjo dihet.Zaevi nuk arriti të shkojë më larg se ish- paraardhësit e tij.
Në sektorin shqiptar, gjendja është jo e mirë përshak të vazhdimit të dobësimit të opozitës së vërtetë dhe dëshirës së disa partive të reja opozitare për tu bërë pjesë e qeverisë dhe lojës politike parlamentare.Se si do ta shfrytëzojnë këtë moment politik, liderët shqiptarë të pas Maqedonisë se Gruevskit, duhet të kthehemi në 91′ kur partitë shqiptare dhe statusi i tyre aspak nuk ndryshoi, pasi të gjithë hynë në qeveri pa platformë. (14.1.2016)