Home KRYESORE Jon Travolta: Gjëja më e vështirë në botë është të humbasësh një...

Jon Travolta: Gjëja më e vështirë në botë është të humbasësh një fëmijë.

Jon Travolta ka përkujtuar djalin e tij në 7 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Protagonisti i “Grease” ka pësuar një traumë kur djali i tij i madh u nda nga jeta pas një goditje të marrë në kokë në një vaskë më 2 Janar 2009 për shkak të epilepsisë. John ka reflektuar ndaj kësaj tragjedie, fjalët e të cilit kanë pushtuar rrjetin social “Facebook”. - “Thonë se gjëja më e vështirë në jetë është humbja e prindërve. Tani me bindje mund të them se kjo nuk është aspak e vërtetë. Gjëja më e vështirë në botë është të humbasësh një fëmijë. Dikë që ti e rrit dhe që e sheh të rritet çdo ditë. Dikë që ti e mësove se si të ecë dhe të flasë. Dikë që ti e mësove se si të dhurojë dashuri. Eshtë gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë dikujt. Ai më solli shumë gëzim. Ai ishte gjithçka për mua. Të isha babai i tij për 16 vite më mësoi të doja pa kushte. Boll falenderuam njëri-tjetrin sepse jeta është shumë e shkurtër”. Ky postim, i cili është shpërndarë me mijëra herë në rrjetet sociale, është mbyllur me një këshillë.

Share: