Nga Kreshnik Osmani
Prishja e marredhenieve diplomatike Riad-Teheran dhe e ardhmja e Lindjes se Mesme! Duke qene se kjo teme eshte ngjarja me delikate me te cilen bota nis vitin 2016, i ftoj miqte qe duan te kuptojne dicka me shume te ndjekin “fillin” e lidhjeve me qetesi.
1-Çmimet e naftes pesuan rritje te ndjeshme qe ne oret e para te prishjes se marredhenieve Vendet e Gjirit -Iran.
2-Irani ngroh marredheniet me ShBA pas marreveshjes per energjine berthamore.
3-ShBA akuzon Teheranin per mbeshtetje te terrorizmit.
4- ShBA kerkon ndihmen e Iranit per luften kunder terrorizmit.
5- ShBA mbeshtet mbreterine Saudite dhe trajton si aleat ne rajon.
6- ShBA akuzon regjimin saudit per mbeshtetje te terrorizmit dhe levizjeve tekfiriste neper bote.
7- Rusia me Iranin dhe me hezbollahet kunder Amerikes dhe Izraelit, kunder Vendeve te Gjirit, pro Izraelit qe eshte pro Amerikes dhe kunder Iranit e hezbollahut.
8- ShBA thirrje Iranit dhe vendeve te Gjirit te gjejne menyren e bashkepunimi. Iraku pro ShBA, pro Iranit, pro Asadit qe nuk e do Amerika me Turqine dhe vendet e Gjirit.
9-Hamasi (vellazeri muslimane) kunder Asadit, pro Teheranit qe e investon me para, pro Turqise dhe per dialog me vendet e Gjirit.
10-Arabia Saudite pro vellazerise muslimane ne Siri, kunder Asadit, kunder vellazerise muslimane ne Egjypt.
11- Turqia kunder Asadit, kunder Teheranit, pro Amerikes, pro Arabise Saudite, pro vellazerise muslimane ne Egjipt e cila e shqeteson Arabine Saudite, kunder Rusise, ne lidhje te reja diplomatike me Izraelin, pas demshperblimit te kesaj te fundit per viktimat e Mavi Marmarase.
12-Taip Erdogan e nis vitin me vizite ne Qabe dhe fircim lidhjesh me Sauditet dhe vendet e Gjirit, ndersa kryemyftiun e Turqise e nis ne Teheran ne konferencen e Unitetit Islamik, duke u falur pas imamit shiit te Teheranit, ne kerkim te gjetjes se formulave te unitetit islamik, qe ruajne interesat e Turqise ne Teheran.
13- Kompanite franceze, britanike dhe ato europiane lidhin kontrata marramendese me vendet e Gjirit dhe zbarkojne ne Teheran per te lidhur kontrata qindra milioneshe e miljardeshe pas hyrjes ne fuqi te nderpreries se sanksioneve kunder Iranit. Europa ben thirrje per qetesi, sikurse i ben thirrje Teheranit dhe vendeve te Gjirit te ndalojne mbeshtetjen e grupeve ekstremiste.
14. Ne nje loje gjeopolitike nga me te sofistikuarat dhe me te komplikuarat e botes dhe te historise, ku te gjithe shfaqen kunder te gjitheve dhe te gjithe shfaqen pro te gjitheve, lojen e fitojne ata qe i kane sherbimet dhe diplomacite me te zhdervjellta. Kaq. Fjalet e tjera jane “shto uje e shto miell”.