Home I pakategorizuar NË ZGJEDHJE…ASESI, PA NDRYSHIMIN E LIGJIT ZGJEDHOR!

NË ZGJEDHJE…ASESI, PA NDRYSHIMIN E LIGJIT ZGJEDHOR!

Nga Fadil Maloku

1. Burimin, e të gjitha: dilemave, situatave, ngërçeve, dyshimeve, ngecjeve, pakënaqësive, … politike, në gjithë periudhën e pasluftës, midis tjerash duhet kërkuar edhe në Ligjin aktual Zgjedhor, i cili me mosadoptimin e strukturës sociale asaj politike, e sidomos asaj etnopsikologjike fillestare, ka sjellë pasiguri dhe jo stabilitet permanent në Kosovë.
2. Ky ligj në fakt, përveç ruajtjes së kuotës së favorizimit të partive më të mëdha politike të vendit, qysh në preambulë ka edhe një mori defekte tjerash: duke filluar nga përfaqësimi (tejet politik, për të mos thënë edhe klanor!!!) në KQZ, ku partia fituese gjithnjë i ka të garantuar dy anëtarë (lexo: vota!), pastaj superdiskriminimin pozitiv etnik (boshnjaket, RAE, serbet!!!) ku tri komunitetet posedojnë aq fuqi marramendëse, sa detyrimisht gjithnjë avokojnë interesat dhe epërsinë e dy partive më të mëdha politike. Këtë e bëjnë se: me ato i ndërlidhin si privilegjet ashtu edhe pagat e majme!
3.Partitë Politike kosovare (sidomos ato që e “shijuan” pushtetin!), duke stërprovuar: avantazhet s’ bashku me privilegjet dhe favoret, në raport me Partitë e vogëla simotra, që u ka sjellë në të gjitha zgjedhjet e pasluftës, Ligji aktual Zgjedhor, edhe kësaj radhe s’do jenë fare të interesuara t’i hyjne ndryshimit të këtij Ligji, e aq më shumë të fusin në agjendat e tyre partiake, debatin mbi mangësite dhe defektet evidente te ketij Ligji.
4.Ndryshimin e këtij Ligji superdiskriminues (pozitivisht!) si nga ana etnike asht edhe nga ana politike, s’mund të vij nga partitë e mëdha, për shkaqet që përmenda, pra, ruajtjen e pozicioneve startuese kundruall partive të vogëla…Këtë ndryshim, mund dhe duhet ta iniciojnë opozita, ndërkaq ta ndihmojnë, ose OSBE-ja (por, jo më: me këshillime…të tipit “copy paste”, por, vetëm prezence ekskluzive fizike!) ose Ambasadat e hueja, ose Brukseli!
5. Pra,paraprakisht, duhet të iniciohet (pas një debati të ngjeshur midis gjitha palëve: qeverisë, opozitës, shoqërisë civile, ambasadave mike, etj.) ndryshimi i Ligjit aktual, Zgjedhor, e më pastaj të shkohet në Zgjedhje…, të reja, të parakohshme, apo çfarëdo qofshin ato!
6.Ndryshe, do të kemi përafërsisht situata dhe telashe përafërsisht identike…
7. Edhe nëse, në rast se shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme…që po i kërkon opozita!

Share: