Home KRYESORE Nje “11 shtator” europian!?

Nje “11 shtator” europian!?

Sipas ekspertesh te ndryshem te sigurise viti 2015 që u mbyll me sulme të përgjakshme dhe masive terroriste, mund të jetë thjesht një para lajmetim i asaj që terroristët përgatisin për 2016-ën ne Europe.

“Po i afrohemi një 11 shtatori europian, sulme të njëpasnjëshme në të njëjtën ditë, në shtete të ndryshme dhe vende të ndryshme. Diçka shumë e koordinuar”, pohoi për të përditshmen Daily Mail një zyrtar i lartë francez, punonjës në fushën kundër terrorizmit duke shtuar : “E dimë që terroristët po punojnë për kët딝.

Sipas tij qe ka folur ne kushtet e anonimatit për fat të keq besohet se 2015-a nuk ishte asgjë dhe sulmet e nëntorit në Paris ishin vetëm fillimi i fushatës dhe se organizata terroriste Shteti Islamik që mori përgjegjësinë e sulmeve që u morën jetën më shumë se 130 personave, rekruton, stërvit dhe dërgon sërish në vendet europianë radikalë me qëllimin për të përgatitur sulme terroriste.

Nëse më parë Shtetit Islamik i bashkoheshin shumë të rinj që nuk dinin se çfarë ishte lufta dhe që më pas ktheheshin në vendet e tyre të zhgënjyer tani situata ka ndryshuar në mënyrë drastike.

“Shohim të rinj ultraradikalë shumë të guximshëm, që janë të vendosur në rrugën që dikur zgjodhën” ka pohuar eksperti qe ka shtuar se ata kanë dokumente false, zotërojnë disa gjuhë, armë dhe kanë njohuritë e domosdoshme që i bënë të rrezikshëm.

Share: