Home KRYESORE NJËMBËDHJETË ARSYE PËR PROTESTËN E NESËRME!

NJËMBËDHJETË ARSYE PËR PROTESTËN E NESËRME!

Nga Fadil Maloku

PROTESTA e nesëme DUHET të jetë e qetë, edhe për arsye se botës së civilizuar i dërgojmë mesazhin e qartë se jemi të gatshëm ta ndërtojmë DEMOKRACINË (e paqenë!), SOVRANTITETIN (e cunguar!) dhe LIRINË (e munguar!)

Në mesin e një million ARSYEVE për të PROTESTUAR janë edhe 11 sish: Zajednica, Demarkacioni, papunëisa enorme, shtrenjëtimet, partizimi I institucioneve të shtetit, varfëria, enorme, pakanaqësia e Dialogut Serbi Kosovë, nepotizmi alarmant, krimi I organizuar shtetërore, korrupsioni galopan, mungesa e transparences…

1.Jo sistemimit të gjithë atyre punëtorëve që humbën vendet e tyre të punës, si rezultat i ndryshimeve ideologjike, teknologjike, dhe moskompenzimit adekuat material! Kjo kategori punëtorësh së bashku me kontigjentet tjera të reja, të shtyrë nga pamundësia e mbijetesës, presionit e frustrimit sociale dhe me vonesat e shkaktuara nga ana e AKP-s, do të vazhdojnë pa nda të kërkojnë hisen e tyre në kulaçin e buxhetit (e mbijetesës)actual!

2.Shtrenjtimeve të padiktueshme në treg: të ushqimit(sipas raporteve të ES-or, për të ia dalur një qytetar kosovar në fund muaj I nevojiten dikun afer 300€, ndërkaq, paga mesatare është nën këtë shifër!), energjisë, shërbimeve shëndetësore…etj.

3.Margjinalizimit apo mospërfilljes së qëndrimeve dhe synimeve të Sindikatave në procesin e vendimarrjeve active(jo folklorike (!) si deri tani: ku vetëm koketonin dhe u korruptonin nga institucionet qeveritare!) të privatizimit. Vetëdijisimi I Sindikatave që do të jenë nën trysnin permanente të kategorive të rrezikuara sociale; do të bëjë që krerët e tyre t’u bashkangjitën turmave të paknaqura për ta korrigjuar pabarazinë që èshtë gjithënjë e më shumë duke u thelluar!

4.Papunësisë alarmante në të gjithë sektorët qofshin ata public apo privat. Në vit në tregun e punës në Kosovë hyjnë deri në 35 mijë të rinj, ndërkaq ky treg absorbon nga 4 deri në 6 mijë punëtorë në vit! Ku mbesin të tjerët?

5.Rritjes së varfërisë së skajshme të shtresave sociale…Zvogëlimi i prodhimtarisë, shqetësimet sociale,etj. janë parametra që flasin se standardi jetësor ka indicie tejet negative, e që duhet të jetë një shenjë alarmuese për qeverinë në mënyrë që kjo e fundit t’i kthehet zhvillimit ekonomik të hartojë strategjinë, konceptin dhe vizionin e zhvillimit ekonomik.

6.Partizimit të institucioneve shtetërore (qeveria, gjygjësi, prokurori, shëndetësi, arsimim…) dhe atyre joshtetërore (Bordet dhe agjensinonet e pavarura!) në gjitha mandatet e shkuara qeverisëse. Pra, një lloj klientelizmi e konformizmi të paparë në vendet e tranzicionit!

7.Nepotizmit të rrënjosur në gjitha (sferat) këto vitet e pasluftës, ku asnjë I ri nga kontigjentet e reja, nuk ka mundur të hyjë në konkurencë lojale për punësim me moshatarët e vetë, nqoftëse s’ka patur dikend të njohur nga komuniteti I tij social!

8.Paknaqësisë me dialogun e Brukselit, ku sheshazi komunitetit etnik Serb i është toleruar të legjitimojë tash edhe de jure në kuadër të institucioneve (edhe ashtu të brishta shtetërore me Planin e Ahtisarit!) “strukturat paralele”(kërkesat e aprovuara për: heqjen e logos, aprovimin e Asociacioni të komunave ekskluzive serbe(!), përfaqësimin super (pozitiv) diskriminues në Parlamentin e Kosoves!

9.Ankorimit social (social anchoring) apo vërshimit të shoqërisë me vlera të dyshimta devijante reja, të cilat e hamendin qytetarinë e pamësuar me sjellje të tilla. Pra, sjellje të atilla që një shtet normal do të duhej të kishte përgjigjet dhe preventivat e veta.

10.Mungesës së (transparences)një kontrolli shoqëror (social control), që nënkupton përpjekjet e sistemit (lexo shtetit!) për të menaxhuar e sidomos kontrolluar procesin e funksionimit sa më harmonik të raporteve shoqërore ekzistuese sociale, duke i neutralizuar të gjithë agjentët që prodhojnë pakënaqësi sociale, duke filluar që nga organizatat sindikale, grupet e interesit, iniciativat qytetare, shoqërinë civile, etj

11.Vonesës së reformimit të sistemit arsimor, pra, pregaditjes së: kuadrove që për imperative e kanë jo ex katedren, por mësimin dhe gjykimin permanent në mënyrë që studentët të mund të hyjnë në një konkurrrencë lojale me bashkëmoshatarët e tyre Evropian apo gjeneratën e“revolucionit teknologjik”…!

Më duhet të mjaftohem me intuitën apo prirjen sociale (social trend) për t’I identifikuar disa nga këto dukuri shqetësuese në arsimin dhe edukimin kosovar, siç janë:Ajo e funksionimit të administratës pranë Universitetit: Ajo e tolerimit të një raporti akoma hermetik midis profesorëve dhe studentëve: ajo e mbylljes ndaj risive informatike atyre shkencore si edhe teknologjike: Ajo e ligjërimit akoma ex cateder (!): Ajo e mungesës së kuadrove adekuat për lëndë të reja: Ajo e pamundësisë së qasjes në literaturën bashkëkohore nëpër fakultete: Ajo e mungesës së kushteve elementare për studime empirike: Ajo e transparencës dhe përgjegjësisë financiare: Ajo e decentralizimit të mjeteve financiare nëpër fakultete, etj.etj….

Share: