Lëvizja VETËVENDOSJE, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën i bejne thirrje bashkëqytetarëve te tyre prej të gjitha qyteteve e fshatrave të Kosovës, të shtunën me datën 9 janar, në orën 14:00 do të mblidhen në Prishtinë. – “Do të protestojmë e do të kërkojmë largimin e kësaj qeverie antikushtetuese. Njëzëri do të dalim për shtet dhe sovranitet. Së bashku do të kërkojmë demokraci. Masivisht do t’i themi jo marrëveshjes me Serbinë e cila u vërtetua se e shkel kushtetutën në 23 pika si dhe demarkacionit me Malin e Zi që Kosovës ia merr mbi 8 mijë hektarë tokë. Organizimi ka nisur. Përcilleni lajmërimin edhe te fqinjët e familjarët tuaj. Të gjithë së bashku do të takohemi tek Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, me 9 janar, ora 14:00.” thuhet ne komunikaten shpërndare per Media