Ne këto dite festash konsumi ne mbare boten perëndimore i vetmi zë qe kërkon racionalitet shpirtëror dhe material është ai i Atit te Shenjte ne Vatikan qe tashme nuk rrethohet vetëm nga konsumi ne kontinentin e vjetër, por edhe nga terrori qe vjen nga vendet e varfra dhe te pa stabilizuara te Lindjes se Mesme.
Nga terrori qe vjen nga organizimet politike te maskuara ne ideologji fetare per te gjetur me shume mbështetës dhe keqpërdorur mos dijen e tyre. Nga diferencat midis dy boteve te ndryshme te cilat janë mirëfilli per pushtete  te tokes duke i maskuar ato si te Qiellit…
Edhe pse Vatikani këtë ditë të parë të vitit ka qenë i blinduar, Papa Françeskut ne meshën e parë për 2016-n në fjalën tha se: Padrejtësitë dhe dhuna po lëndojnë njerëzimin! – “Format e shumta të padrejtësive dhe dhunës lëndojnë çdo ditë njerëzimin. Çdo ditë, ndërsa duam të ndjejmë sinjalet e pranisë së Zotit rreth nesh, na duhet të përballemi me sinjale të kundërta dhe negative, që na bëjnë të ndihemi sikur ai nuk është pranë nesh”!
Ati i Shenjte u shpreh gjithashtu se “Një lum mjerimi, i ushqyer nga mëkati duket se kundërshton tërësinë e kohës së realizuar nga Krishti. Megjithatë, ky lum i tejmbushur nuk mund të bëjë asgjë përballë oqeanit të mëshirimit që përmbyt botën tonë. Duhet të përfshihemi të gjithë në këtë oqean dhe të lejojmë veten tonë të rigjenerohet” vijoi ai duke interpretuar se duhet ripërtërirë njeriu për të fituar ndaj indiferencës që pengon solidaritetin dhe për të dalë nga neutraliteti i rremë që pengon gjithë përfshirjen. - “Krishti na shtyn të bëhemi bashkëpunëtorët e tij në ndërtimin e një bote më të drejtë”, tha më tej Papa Françesku.