Home KRYESORE Izrael, sulm i armatosur në Tel Aviv, dy të vdekur!

Izrael, sulm i armatosur në Tel Aviv, dy të vdekur!

Mediat bejne me dije se dy persona kanë vdekur dhe shtatë të tjerë janë plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr me një pushkë automatike në një kafene në Tel Aviv. Sipas policise izraelite, forcat e sigurisë kanë ndërmarrë një fushatë masive kërkimi për autorin, duke rrethuar zonat përreth qytetit. Incidenti ka ndodhur në rrugën Dizengoff, në qendër të qytetit. Ende nuk dihet se cilat kanë qenë motivet e të shtënave, që vijnë pas një vale sulmesh të palestinezëve ndaj izraelitëve në muajt e fundit. - “Ende nuk është i qartë sfondi i ngjarjes. Nuk dihet nëse është një sulm terrorist apo një episod kriminal”, deklaroi zëdhënësi i policisë, Micky Rosenfeld për BBC. Në muajt e fundit palestinezët nisën një fushatë sulmesh ndaj izraelitëve me mjete të ftohta, të cilën e quajtën “intifada e thikave”.

Share: